• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Presidenti i ri i Kosovёs nёn hijen e refuzimit

09:50 | 27/02/2016
në Kosove Rajon
0

Deutesche Welle

Hashim Thaçi vjen nё krye tё shtetit, kur ky duket mё i pёrçarё se kurrё. Nёse ai nuk ia del t’i nxisё forcat politike pёr kompromise, kaosi ёshtё i paraprogramuar, mendon Vilma Filaj-Ballvora.

Lexo edhe

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

Nuk ёshtё ogur i mirё pёr njё vend, kur zgjedhja e presidentit eklipsohet prej protestёs masive: forca policie dhe snajperistё rreth godinёs parlamentare, gazlotsjellёsi i opozitёs nё sallёn plenare dhe rrugёt e mbushura me protestues qё duan ta parandalojnё kёtё zgjedhje. Kёtё imazh ofroi Kosova nё ditёn qё Hashim Thaçi, deri mё tani kryetar i partisё mё tё madhe popullore PDK, ish-kryeministёr dhe aktualisht ministёr i Jashtёm, u zgjodh pёr postin mё tё lartё tё shtetit. Ish-udhёheqёsi i UҪK i cilёsuar si hero popullor dhe kryeministёr i pavarёsisё pёr njё dekadё ka luajtur fijet e politikёs nё Kosovё. Bilanci ёshtё pёr fat tё keq i zymtё: shpёrthime dhune, konflikt serbo-shqiptar ende i pazgjidhur, krime lufte tё pazbardhura, korrupsion galopant, varfёri e skajshme, emigracion masiv.

Thaҁit do t’i duhet gjithashtu ta pёrfaqёsojё Kosovёn nё kohёn kur frontet pozitё opozitё janё tё ngrira dhe Kosova faktkisht qё pas zgjedhjeve parlamentare mё 2014 duket se nuk mund tё qeveriset. Parlamenti pёr muaj ёshtё paralizuar prej tri partive tё opozitёs. Partia mё e madhe opozitare Vetёvendosja, qё kundёrshton pavarёsinё e kushtёzuar, dialogun me Serbinё dhe tё drejtat pёr mё shumё autonomi tё serbёve nё Kosovё, pёrdor gazin lotsjellёs si mjet pёr arritjen e qёllimeve tё saj. Qysh nga janari pёrmes protestave masive nё rrugё Vetёvendosja, AAK dhe Nisma synojnё tё imponojnё zgjedhjet e parakohshme.

Pa orientim dhe tё pёrҁarё

Zgjedhjet e reja vёrtetё qё mund t’i pёrzienin kartat nga e para, por ato nuk do tё mund tё sjellin hovin e shpresuar pёr reformat, qё i ka aq tё nevojshme vendi: Asnjёra nga partitё popullore (PDK e LDK) nё koalicionin qeverisёs dhe as patitё nё opozitё („Vetëvtevendosja“, „Allianz für die Zukunft Kosovos“ und „Nisma“) deri tani nuk kanё dhёnё pёrgjigjet e duhura pёr zgjidhjen e problemeve thelbёsorё qё preokupojnё qytetarin. Ato vazhdojnё tё mbeten tё mbёrthyera nё darёn e luftёs sё egёr pёr pushtet. Asnjёra palё nuk ka ofruar deri mё tani opcione konstruktive pёr daljen nga ngёrҁi poltik. Kosova dhe elita drejtuese e saj duken tani pa shpresё tё pёrҁara si kurrё mё parё.

Figurё integruese me shumё pikёpyetje

Por Kosova nuk ka alternativё: vetёm elita politike mundet dhe duhet t’i gjejё zgjidhjet mes vedi. Njё kontribut tё rёndёsishёm nё kёtё drejtim duhet tё japё presidenti i sapozgjedhur Thaçi. Por ёshtё e dyshimtё nёse ai do t’ia dalё t’i bindё pёr arsyen forcat politike nё vend. Thaçi konsiderohet si autokrat, klientelist, konfliktnxitёs nё raport me kundёrshtarin dhe sipas opozitёs ai nuk mund tё jetё figurё integruese. Gjithashtu ai pёrflitet edhe pёr korrupsion e lidhje me krimin e organizuar. Emri i tij madje lakohet edhe nё raportin e Kёshillit tё Europёs lidhur me tregtinё ilegale tё organeve dhe vrasjet me porosi gjatё luftёs sё Kosovёs. Nё fakt tё gjitha kёto akuza nuk janё zbardhur ende nga drejtёsia. Tetёmbёdhjetё vjet pas luftёs Kosova ende nuk ёshtё pёrballur me tё shkuarёn e vёshtirё tё saj. Me gjasё vet elita politike nё vend nuk ka interes pёr zbardhjen juridike tё krimeve tё pandehura tё luftёs, kjo sepse me gjasё nё listat e hetimit tё Gjykatёs Speciale pёrfshihen edhe emrat e disa prej figurave drejtuese tё pozitёs dhe opozitёs.

Dialogu nё politikёn e brendёshme domosdoshmёri

Shumё nga protagonistёt nё skenёn politike sot kanё qenё luftёtarё, qё populli i quan heroj tё pavarёsisё. Por ёshtё njё dёshtim i turpshёm qё kёta “heroj popullorё” nuk janё nё gjendje sot tё veprojnё bashkarisht nё mёnyrё racionale pёr ta pёrkryer procesin e shtetformimit tё Kosovёs. Nёse politika e ka seriozisht me pavarёsinё, ajo duhet t’u pёrgjigjet detyrimeve tё brendёshme dhe atyre ndёrkombёtare tё saj. E kёtu bёjnё pjesё dialogu nё politikёn e brendshme, mё shumё tё drejta minoritetit serb nё Kosovё dhe kompromiset e dhimbshme me Serbinё. Nёse Thaçi do ta prezantojё me sukses vendin e tij ai duhet t’i orientojё forcat politike dhe qyetaret e qytetarёt e Kosovёs drejt diaogut dhe kompromiseve. Nёse ai nuk ia del kёsaj, kaosi ёshtё i paraprogramuar dhe pavarёsia rrezikon tё mbetet e papёrkryer.

Etiketa: Hashim Thacipresidenti i Kosoves

Të Lidhura

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

nga 27
16:45 | 14/06/2023
0

Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të nxjerr vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në territorin...

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

nga 27
16:41 | 14/06/2023
0

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet e qershorit. “Dardanët” kanë ushtruar sot paradite në qendrën nacionale në Hajvali,...

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

nga 27
16:32 | 14/06/2023
0

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit...

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

nga 27
16:16 | 14/06/2023
0

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë...

Para
Kur vjen treni?

Kur vjen treni?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –

10:31 | 01/10/2023
Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

10:25 | 01/10/2023
Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –

Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –

10:21 | 01/10/2023
Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –

Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –

10:09 | 01/10/2023
Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar –

Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar –

10:05 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –
  • Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –
  • Shqipëria të përgatitet edhe për opsionin e luftës në… –
  • Merret në mbrojtje prokurorja e SPAK, grupi i Laert Haxhiajt e kishte në shënjestër –
  • Çfarë ndodhi gjatë shtatorit? Policia bën bilancin, 83 operacione, mbi 900 të arrestuar –
  • Sulmi terrorist në Ministrinë e Brendshme turke, humbin jetën dy policë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • EMRI/ Doli të mblidhte kërpudha, humb jetën shqiptari në Itali –
  • Bayern habit me transferimin e fundit, rikthen legjendën e mbrojtjes –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com