Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

0
168

Vendi ynë parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pothuajse të gjithë territorin. Pritet që reshjet më të fokusuara reshjet të jenë në Veri të Shqipërisë, ndërsa në zonat Qëndrore dhe Jugore reshjet do të jenë në sasira më të pakta.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR do ulen ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Era do fryjë e mesatare dhe fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, të cilat do të herë pas here do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu. Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë i gjithi në dominimin e masave ajërore të paqëndrueshme, KU do të sjellin reshje dëbore në Europën Lindore dhe në Skandinavi. Po ashtu Europa Qëndrore dhe Jugore do të jenë me reshje shiu dhe shiu. Ndërsa me kthjellime dhe vranësirave të pakta do të jetë Gadishullin Iberik.