• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirëmbajtja e rrugëve, Banka Botërore përkeqëson vlerësimin

13:22 | 12/07/2022
në Uncategorized
0

Banka Botërore ka rishikuar vlerësimin e saj për projektin e mirëmbajtjes së rrugëve në bazuar në rezultate duke kaluar edhe treguesin e zhvillimit të objektivave të projektit me një renditje të përkeqësuar.

Ky i fundit kaloi nga “i kënaqshëm në mënyrë të moderuar” në i “pakënaqshëm në mënyrë të moderuar”. Ndërkohë që treguesi i përgjithshëm i projektit ka mbetur me renditjen “jo i kënaqshëm në mënyrë të moderuar” sikurse ishte edhe më parë.

Lexo edhe

Benzi përplas 12-vjeçarin në Fier –

“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –

Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë –

Projekti i mirëmbajtjes së rrugëve u bë efektiv në vitin 2015 por për shkak të vonesave dhe problematikave që dolën gjatë rrugës u bë rishikimi i datës së mbylljes që planifikohet të bëhet në 31 dhjetor të këtij viti. Misioni i Bankës ka sqaruar se ky është një raport i përkohshëm për rezultatet dhe çështjet kryesore të aktiviteteve do të rishikohen në misionin e ardhëm që do të zërë vend në shtator të këtij viti.

Projekti që mbështetet me 80 milionë dollarë tashmë ka të dibursuara 85 për qind të fondeve apo mbi 63 milionë dollarë në komponentët që e përbëjnë.

Raporti vlerëson se sa i takon zbatimit të komponentit 1 janë zhvilluar procedurat e nevojshme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe një audit ndërkombëtar do të konfirmojë nivelin e arritjes së treguesve përkatës, shumën e disbursimeve të pranueshme dhe nivelin e arritjes së objektivave sa i takon ruajtjes së kushteve të rrugëve kombëtare

I njëjti raport nënvizon se ARRSH dhe ekipi i Bankës do të kryejnë një Mision zyrtar të mbështetjes së zbatimit që ndër të tjera do të diskutojë (i) vazhdimin e kontratave të mirëmbajtjes, (ii) progresin e bërë në kompletimin e krijimit të RAMS dhe përgatitjen e planeve disavjeçare të mirëmbajtjes; (iv) fillimin e përgatitjes së Raportit të Zbatimit dhe Përfundimit të Rezultateve (ICR).

Asistenca Teknike për Sigurinë Rrugore pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MPB) dhe Komisionit Ndërministror për Sigurinë Rrugore është kompletuar tashmë sipas Bankës dhe rezultatet e këtij aktiviteti janë të kënaqshme dhe do të pasqyrohen në misionin e ardhshëm.

Dokumenti sjell në vëmendje se Autoriteti Rrugor ka hasur në një problematikë që lidhej me prokurimin e sistemeve që do të ndërtojnë atë që njihet si menaxhimi i aseteve rrugore duke kërkuar që të shkëpuste marrëdhënien me kompaninë. Banka ka rekomanduar që për shkak të rëndësisë që ka ky element në tërësinë e projektit të vlerësonin situatën sëbashku me një specialist IT të BB. Pa një vlerësim të tillë banka ka nënvizuar se nuk mund të jepte autoiroizimin e saj për ndërprerjen e kontratës.

“Nën Komponentët e Reformës Sektoriale dhe Mbështetjes Sektoriale, projekti ka mbështetur me sukses asistencën teknike, studime dhe projektime, ndër të cilat (i) projekte ndërtimi dhe funksionale për ngritjen e një qendre moderne të monitorimit të trafikut për Ministria e Infrastrukturës dhe (ii) Studimi i Fizibilitetit dhe Projektimet e Detajuara për rindërtimin dhe rehabilitimin e urave prioritare të Shqipërisë në Rrjetin e Rrugëve Kombëtare” vlerëson Banka e cila do të bëjë një rishikim të ri në vjeshtë. /Monitor.al/

Etiketa: Banka Boteroremirembajtja e rrugeve

Të Lidhura

Aksidenti në Shkozë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin –

Benzi përplas 12-vjeçarin në Fier –

nga 27
18:43 | 31/03/2023
0

Një makinë tip Benz në Fier ka përplasur një të mitur 12-vjeçar. “Rreth orës 18:10, në lagjen “1 Maji”, Fier,...

“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –

“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –

nga 27
18:33 | 31/03/2023
0

Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikolla Sanduloviç, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili...

Turqi/ Tërmet i fuqishëm në Kahramanmaras, panik tek banorët –

Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë –

nga 27
18:29 | 31/03/2023
0

Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ndodhet në Atika....

Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka? –

Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka? –

nga 27
18:25 | 31/03/2023
0

Inteligjenca Artificiale (AI) është treguar vitet e fundit si një makineri studimi shumë e shpejtë, edhe po edukohet në një...

Para
“U trajtova si budalla”, ish-këshilltari i Etilda Gjonajt bën për “ujë të ftohtë” Ramën

“U trajtova si budalla”, ish-këshilltari i Etilda Gjonajt bën për “ujë të ftohtë” Ramën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksidenti në Shkozë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin –

Benzi përplas 12-vjeçarin në Fier –

18:43 | 31/03/2023
“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –

“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –

18:33 | 31/03/2023
Turqi/ Tërmet i fuqishëm në Kahramanmaras, panik tek banorët –

Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë –

18:29 | 31/03/2023
Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka? –

Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka? –

18:25 | 31/03/2023
Përfundon kursi i përgatitësit atletik, diplomohen 21 trajnerë të rinj –

Përfundon kursi i përgatitësit atletik, diplomohen 21 trajnerë të rinj –

18:21 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Benzi përplas 12-vjeçarin në Fier –
  • “Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –
  • Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë –
  • Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka? –
  • Përfundon kursi i përgatitësit atletik, diplomohen 21 trajnerë të rinj –
  • Jori e veshur me bikini, Luizi i shkon pranë dhe… Çfarë ndodhi –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Benzi përplas 12-vjeçarin në Fier –
  • “Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com