Policia e Korçës raportohet se ka kryer një mega operacion të rëndësishme në këtë qytet. Policia raporton se janë arrestuar 21 persona ndërsa, 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia raporton se janë lëshuar 32 urdhër arreste nga gjykata, janë arrestuar 23 persona dhe 9 të shpallur në kërkim.
Po ashtu, janë sekuestruar 700 gr kokainë, disa lloje të tjera droge, shuma monetare dhe pajisje të tjera.
Dyshohet se të prangosurit punonin si grup i strukturuar kriminal dhe priten arrestime të tjera. Efektivët po punojnë në bashkëpunim dhe me policinë e Elbasanit dhe Durrësit.