• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza energjitike/ Liderët e BE-së mblidhen për të diskutuar

16:23 | 20/10/2022
në Uncategorized
0

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian fillojnë të enjten një takim dyditor ku do të ketë pikëpamje të kundërta për çështjen nëse dhe si mundet BE-ja të vendosë një tavan çmimi për të vënë nën kontroll krizën energjitike të shkaktuar nga sulmi i Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe nga strategjia e tij për të pakësuar furnizimet me gaz.

Në çelje të takimit, nevoja për një unitet të palëkundur në BE përballë Rusisë, do të theksohet nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili pritet t’u drejtohet 27 udhëheqësve nëpërmjet një lidhjeje videofonike nga Kievi për të kërkuar ndihmë, që vendi i tij të përballojë stinën e dimrit. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët të enjten se zoti Zelenskyy nuk duhet të ketë shqetësime të tilla. Duke reaguar ndaj sulmeve ruse që godasin infrastrukturën civile dhe përhapin frikë nëpër qytete me dronët e tyre vrasës, Kancelari Scholz tha se këto janë “krime lufte”.

Lexo edhe

Ja pse është e rëndësishme që të hani ngadalë –

Ja ushqimet që iu ndihmojnë për rritjen dhe forcimin e flokëve –

Atalanta nis nga puna për rinovimin e stadiumit, ja çfarë sektorësh do preken –

“As këto taktika të tokës së djegur nuk do ta ndihmojnë Rusinë të fitojë luftën. Këto vetëm sa forcojnë vendosmërinë dhe rezistencën e Ukrainës dhe partnerëve të saj”, i tha ai parlamentit në Berlin.

Stina e ftohtë që po afron do të jetë gjithashtu në epiqendër të takimeve në selinë qendrore të BE-së, ku udhëheqësit do të angazhohen në bisedime, që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës, ndërkohë që mbetet pikëpyetje nëse do të arrijnë në një përqasje të përbashkët për energjinë. Çmimet e gazit natyror dolën jashtë kontrollit gjatë verës, ndërsa vendet e BE-së konkuronin me njëri-tjetrin për të mbushur depozitat me rezerva për dimrin. Tashmë udhëheqësit e BE-së do të përpiqen t’i bashkojnë blerjet e gazit të vendeve anëtare dhe të vendosin një çmim tavan për t’u siguruar që tregu energjitik nuk do të çrregullohet sërish.

Gjatë 16 viteve të saj në detyrë, ish-Kancelarja Angela Merkel shërbeu si një zë zbutës dhe shpesh ndërmjetësonte për arritjen e kompromisit. Tashmë është pasaardhësi i saj Olaf Scholz, që gjendet në epiqendër të ndasive të unionit. Shumë vende të BE-së janë të gatshme ta mbështesin propozimin për një tavan çmimi për gazin natyror, duke e ruajtur atë kështu në një nivel të përballueshëm për 450 milionë banorët e BE-së. Por, Gjermania dhe Hollanda kanë kundërshtime të mëdha për këtë dhe kanë thënë se mund të jetë e pazbatueshme dhe se mund të bëjë që furnizimet thjesht ta anashkalojnë BE-në.

Kancelari Scholz i tha parlamentit gjerman se “një çmim i vendosur politikisht gjithnjë mbart rrezikun që prodhuesit ta dërgojnë gazin diku tjetër – dhe si rezultat ne si evropianë të mos marrim më shumë gaz, por më pak”. Ai tha se BE-ja duhet të konsultohet nga afër me konsumatorët e tjerë të gazit, si Japonia dhe Korea e Jugut, në mënyrë që të mos konkurojnë me njëri-tjetrin; dhe se është e rëndësishme të bisedohet me prodhuesit e gazit për gjetjen e “një çmimi të përshtatshëm”.

“Jam i bindur se vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja apo Norvegjia, të cilat qëndrojnë në solidaritet përkrah Ukrainës së bashku me ne, janë të interesuara që energjia në Evropë të mos bëhet e papërballueshme”, tha ai.

Gjermania dhe Holanda besojnë se ndërhyrje të tilla në treg mund të dëmtonin rezervat e gazit natyror dhe do t’i dekurajonin qeveritë dhe konsumatorët për ta kursyer atë. Diplomatët thanë se pritet të marrë shumë më tepër mbështetje një propozim për të bashkuar blerjet e gazit natyror nga vendet anëtare të BE-së, si dhe masat për të përmirësuar solidaritetin me vendet e BE-së që janë goditur më shumë nga rritjet e çmimeve të energjisë.

Rusia po mbështetet gjithnjë e më shumë tek sulmet me dronë ndaj rrjetit energjitik dhe infrastrukturës civile të Ukrainës, duke mbjellë kështu panik në qytetet ukrainase. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen i quajti të mërkurën këto taktika “krime lufte” dhe “terror i mirëfilltë”. Diplomatët evropianë po shqyrtojnë tashmë vendosjen e sanksioneve të mëtejshme. Por, gjërat vështirësohen nga miqësia me Kremlinin e Kryeministrit hungarez Viktor Orban. Megjithë miratimin së bashku të sanksioneve të mëparshme ndaj Rusisë, është bërë gjithnjë e më e vështirë që të sigurohet miratimi i zotit Orban duke i ofruar atij përjashtime.

“Sanksionet e dështuara në Bruksel janë bërë tashmë një barrë pothuajse e patolerueshme. Do të kërkojmë rishqyrtimin e politikave të sanksioneve për luftën”, shkruajti zoti Orban të mërkurën, duke u bërë kështu një sfidë politike kolegëve të tij. /Voa/

Etiketa: BEenergjitikekriza

Të Lidhura

Ja pse është e rëndësishme që të hani ngadalë –

Ja pse është e rëndësishme që të hani ngadalë –

nga 27
22:44 | 05/06/2023
0

Nëse jetoni me ritmin e shpejtë të përditshmërisë dhe përpiqeni të arrini gjithçka gjatë ditës, ka shumë mundësi që të...

Ja ushqimet që iu ndihmojnë për rritjen dhe forcimin e flokëve –

Ja ushqimet që iu ndihmojnë për rritjen dhe forcimin e flokëve –

nga 27
22:38 | 05/06/2023
0

Flokët e bukur, të fortë dhe të trashë janë një nga pjesët më të rëndësishme të bukurisë femërore. Flokët rriten...

Atalanta nis nga puna për rinovimin e stadiumit, ja çfarë sektorësh do preken –

Atalanta nis nga puna për rinovimin e stadiumit, ja çfarë sektorësh do preken –

nga 27
22:35 | 05/06/2023
0

Atalanta vazhdon punën e rikualifikimit në stadiumin “Gewiss”. Në fakt, pak orë pas përfundimit ta takimit të fundit të sezonit,...

‘SPAK dridhet para pushtetit, bëjnë jetë mondane’, Sejamini ‘përplaset’ me avokatin –

‘SPAK dridhet para pushtetit, bëjnë jetë mondane’, Sejamini ‘përplaset’ me avokatin –

nga 27
22:30 | 05/06/2023
0

Analisti Neritan Sejamini u përplas në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” me avokatin Jordan Daci për punën e SPAK-ut. Ndërsa...

Para
Fitonte 30 mijë euro në muaj nga shitja e kokainës, arrestohet shqiptari në Francë

Fitonte 30 mijë euro në muaj nga shitja e kokainës, arrestohet shqiptari në Francë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja pse është e rëndësishme që të hani ngadalë –

Ja pse është e rëndësishme që të hani ngadalë –

22:44 | 05/06/2023
Ja ushqimet që iu ndihmojnë për rritjen dhe forcimin e flokëve –

Ja ushqimet që iu ndihmojnë për rritjen dhe forcimin e flokëve –

22:38 | 05/06/2023
Atalanta nis nga puna për rinovimin e stadiumit, ja çfarë sektorësh do preken –

Atalanta nis nga puna për rinovimin e stadiumit, ja çfarë sektorësh do preken –

22:35 | 05/06/2023
‘SPAK dridhet para pushtetit, bëjnë jetë mondane’, Sejamini ‘përplaset’ me avokatin –

‘SPAK dridhet para pushtetit, bëjnë jetë mondane’, Sejamini ‘përplaset’ me avokatin –

22:30 | 05/06/2023
Katër viktima nga rrëzimi i avionit privat që fluturoi mbi Uashington –

Katër viktima nga rrëzimi i avionit privat që fluturoi mbi Uashington –

22:20 | 05/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Ja pse është e rëndësishme që të hani ngadalë –
  • Ja ushqimet që iu ndihmojnë për rritjen dhe forcimin e flokëve –
  • Atalanta nis nga puna për rinovimin e stadiumit, ja çfarë sektorësh do preken –
  • ‘SPAK dridhet para pushtetit, bëjnë jetë mondane’, Sejamini ‘përplaset’ me avokatin –
  • Katër viktima nga rrëzimi i avionit privat që fluturoi mbi Uashington –
  • Rikthehen në funksionim të plotë disa programe të kompanisë Microsoft –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja pse është e rëndësishme që të hani ngadalë –
  • Ja ushqimet që iu ndihmojnë për rritjen dhe forcimin e flokëve –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com