Njoftimi i policise:
Krujë/ Fshihte armën e zjarrit në banesën e tij, vihet në pranga 47-vjeçari, sekuestrohen arma dhe 3 krehëra me municion luftarak.
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Room”.
Shërbimet e Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të kontrolleve të befasishme ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e paligjshmërive, si dhe mbështetur nga inteligjenca operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– Kujtim Jangozi, 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Vijon…