• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRI/ Si përfitoi ulje dënimi në burgun e Fierit anëtari i grupit “Kokaina”

18:21 | 27/09/2022
në I pakategorizuar
0

Saimir Batku, njëri nga anëtarët e grupit “kokaina” ku u arrestua dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, rezulton të jetë dënuar në Itali me 14.1 vite burg. Dënimi i Batkut është dhënë në qershor të 2008 nga gjykata Italiane si i implikuar në trafikun e drogës në këtë shtet.

Ky vendim penal mësohet t’i jetë përcjellë autoriteteve të drejtësisë Shqiptare, të cilat në fund të muajit korrik të këtij viti kanë kryer njohjen e vendimit të gjykatës së Milanos, duke e dënuar Batkun me 14 vite e 1 muaj e dhjetë ditë heqje lirie. Në dosjen hetimore shihet se si Batku falë falsifikimit të orëve të punës ka përfituar 7.8 ditë ulje dënimi.

Lexo edhe

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Afera është 300 mln euro –

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

Pjesë nga dosja hetimore:

Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 52 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Nëntor, dhjetor të vitit 2019.

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 protokoll datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021, rezulton se për periudhën kohore Nëntor, Dhjetor të vitit 2019 i dënuari Saimir Batku, ka dalë në punë 8 ditë e konvertuar në ulje dënimi 1.2 ditë konkretisht;

Për muajin Nëntor 2019 ka dalë për punë në datat 12,14,21,22, 23, 26 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajin Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 13, 15 dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhrit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Ervis Alliaj, Shefi i Policisë Bashkim Meci, Përgjegjësi i Sektorit Shëndetësorë Arbëri Gjermeni.

Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri, Ervis Alliaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 7.8 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 1.2 ditë ulje dënimi nga puna.

Momentalisht Batku ndodhet i izoluar në qelitë e burgut të Fushë-Krujës, ku ndodhet i arrestuar për llogari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila e akuzon si pjesë e grupit të kokainës që sillte drogën nga Ekuadori në Tiranë dhe më pas e përpunonte në një laborator të ngritur në fshatin Xibrakë të Librazhdit. Veç dënimit që do marrë nga drejtësia Shqiptare, tashme mbi Batkun rëndon dhe dënimi me 14.1 vite burg.

Por çfarë ka ndodhur në burgun e Fierit?

18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.

Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

Etiketa: kokainaSaimir Batkuulje denimi

Të Lidhura

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

nga 27
23:22 | 26/01/2023
0

Nga Jennifer Rubin, Washington Post Drejtori i FBI-së Christopher A. Wray ka kryesuar ndoshta skandalin më të keq të infiltrimit...

Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

nga 27
23:07 | 26/01/2023
0

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë. Sipas tij, shuma e 225 mijë dollarëve...

Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

nga 27
22:50 | 26/01/2023
0

Donald Trump ka bërë reagimin e parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili e hetoi...

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

nga 27
22:41 | 26/01/2023
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, përmes një deklarate për mediat, për dosjen “MCGonigal”. Rama shprehet se akuzat që bëhen...

Para
Hetimet në burgun e Fierit/ Si përfitoi Julian Byzyka ulje dënimi, i akuzuar pwr trafik droge

Hetimet në burgun e Fierit/ Si përfitoi Julian Byzyka ulje dënimi, i akuzuar pwr trafik droge

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com