• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E sëmurë me kancer, nëna prek me mesazhin për fëmijët: Shpirti ma di, por nuk dorëzohem

16:53 | 09/10/2022
në I pakategorizuar
0

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, Xhemilja ka thirrur dy fëmijët e saj, Rexhinën dhe Eraldin. Prej vitesh, siç tregoi më herët gjatë pjesës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, brenga e saj ka qenë se fëmijët detyrohej t’i linte vetëm në shtëpi kur ishin fare të vegjël. Nevoja për punë, për të siguruar jetesën dhe të ardhmen e tyre e bën të ndihet fajtore që nuk i ka qëndruar dot pranë.

Sot, është Xhemilja ajo që ka më shumë nevojë për ta. Ajo ndodhet në luftë me kancerin, të cilin po përpiqet me çdo kusht ta mposhtë dhe arsyeja janë pikërisht fëmijët. Teksa u kërkon falje, ajo u jep premtimin se do të luftojë dhe nuk do të mundet. E meqë jemi edhe në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit, në Tetorin rozë, ajo iu drejtohet me fjalë të forta edhe atyre që janë bashkëudhëtarë të saj në këtë rrugëtim sfidues.

Lexo edhe

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Xhemile: Faleminderit Rexhina e Erald. Dua t’ju jap mami një mesazh. Në radhë të parë dua t’ju kërkoj falje. Shumë vite ju kam lënë  vetëm. Ikja në punë, nuk kisha mundësi të rrija. Hallet na çonin, na detyronin të punonim.

Rexhina: S’ka nevojë të kërkosh falje. Ti e ke bërë çdo gjë për të mirën tonë.

Xhemile: Pastaj një falënderim të madh për gjithë këtë që po më bëni, po më kuroni nga dita –ditës dhe keni lënë impenjimet tuaja. Rexhina ka lënë edhe shkollën për mua, Eraldi edhe punën, edhe pse ishte i operuar shkonte e vinte. Mami do ju thojë diçka, jua kam thënë edhe në shtëpi. Unë jam e fortë. Unë këtë luftë do ta fitoj. Kur shkon në luftë, e kam thënë gjithnjë, shkon për të fituar, nuk shkon për të humbur. Unë jam një luftarake shumë e madhe. Do ta fitoj.

Erald: Do ta fitojmë së bashku.

Rexhina: Je heroina jonë, dihet që do ta fitosh. Do jesh më e fortë se më parë, afër nesh. Ne të duam shumë.

Xhemile: Edhe unë ju dua me gjithë zemër, me gjithë shpirt. Kaloj edhe malet në këmbë për ju. Çdo gjë bëj për ju. Falë Ardit Gjebresë që kemi ardhur sot, që ta marrin vesh, jo se janë fëmijët e mi, por çdo nënë ka për fëmijën e vet. Mami do të japë edhe një mesazh për gjithë të sëmurët si puna ime, që mos ta lënë veten pas dore, asnjëherë. Kush është prind, të mendojë për fëmijën, kur isha atje që më thonin bëhesh, nuk bëhesh, rrija me morfinë, i thoja, jo unë do ta kaloj këtë.

Pse? Unë kam fëmijë në shtëpi, më presin fëmijët. Kush është i ri, të mendojë për prindërit. Asnjëherë mos të dorëzohen se kjo sëmundje është shumë e tmerrshme. Unë po dridhem komplet kur flas për këtë sëmundje se vetëm shpirti ma di. Por asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Asnjëherë./tvklan.al

Etiketa: fëmijëtkancernena

Të Lidhura

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

nga 27
23:25 | 08/02/2023
0

Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura....

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

nga 27
23:23 | 08/02/2023
0

Ashtu siç pritej, Marseille-PSG ishte një sfidë e gjitha për t’u shijuar, pasi skuadrat dhuruan “show”, në takimin e vlefshëm...

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

nga 27
23:19 | 08/02/2023
0

Bursa e Stambollit njoftoi të mërkurën se do të mbyllet për pesë ditë në përgjigje të tërmetit vdekjeprurës të kësaj...

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

nga 27
23:13 | 08/02/2023
0

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar të mërkurën në mbrëmje me flamurin e Turqisë. Përmes një postimi në FB,...

Para
Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

Bilanci i Covid në vend, 22 qytetarë rezultojnë pozitiv në 24 orët e fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –

23:25 | 08/02/2023
Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

23:23 | 08/02/2023
Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –

23:19 | 08/02/2023
Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –

23:13 | 08/02/2023
Mund të vdesim nga i ftohti –

Mund të vdesim nga i ftohti –

23:07 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –
  • Tërmeti mbyll bursën e Stambollit pas 24 vitesh –
  • Godina e ​Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë –
  • Mund të vdesim nga i ftohti –
  • Pas tërmetit, përmbytje në Turqi

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë nënkupton kërcitja e dhëmbëve në gjumë –
  • Marseja nxjerr PSG-në jashtë Kupës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com