• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në rrezik: 6 hapa për shpejtimin e integrimit në BE

10:56 | 17/10/2022
në Uncategorized
0

Nga Michael Roth

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës e ka zgjuar Bashkimin Evropian nga gjumi i tij gjeopolitik. Në mesin e konfliktit me Rusinë e Vladimir Putinit, BE-ja ka ri–zbuluar një nga instrumentet e saj më të suksesshme: politikën e zgjerimit, një forcë lëvizëse në dekadat e fundit për paqen, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin në Evropë.

Lexo edhe

Ja çfarë do të ketë iPhone 15 Pro që nuk e kanë të tjerët  –

Zgjedhjet lokale/ Alibeaj rivalizon Berishën edhe në një bashki –

Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit –

Tani, kjo histori suksesi duhet të vazhdojë në Evropën Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor. Rikthimi i luftës në Evropë, na e ka bërë të qartë të gjithëve se stabilizimi dhe integrimi i fqinjëve tanë në Lindje dhe Juglindje, është para së gjithash në interesin tonë. Për ta arritur këtë, procesi i zgjerimit duhet të reformohet në një mënyrë që qytetarët në vendet kandidate të jenë në gjendje të përfitojnë nga avantazhet fillestare të anëtarësimit në BE, edhe para se të ndodhë anëtarësimi zyrtar.

BE ka humbur shumë kohë të çmuar dhe besim në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit, duke e shtyrë vazhdimisht çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi luksin të vazhdojmë me këtë mungesë vendosmërie dhe uniteti, kur situata është aktualisht më e brishtë se sa ka qenë ndër vite. Siç u pa më së fundi në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në prag të zgjedhjeve në Bosnje Hercegovinë, tensionet nacionaliste në rajon janë në rritje.

Ndërkohë, në Ballkanin Perëndimor ka një përplasje sistemesh, midis demokracive liberale dhe regjimeve autoritare të Rusisë dhe Kinës. Hezitimi dhe ankthi i BE-së ndaj zgjerimit, ka krijuar hapësira për aktorë të tjerë, të cilët jo vetëm që hedhin poshtë vlerat dhe interesat tona, por po luftojnë në mënyrë aktive kundër tyre.

Megjithatë, Moska dhe Pekini po ndjekin strategji shumë të ndryshme në rajon. Rusia vepron si një përçarëse në Ballkanin Perëndimor. Ajo synon të destabilizojë rajonin për të parandaluar integrimin e mëtejshëm me pjesën tjetër të Evropës dhe Perëndimin në përgjithësi.

Kremlini mbështetet mbi të gjitha tek lidhjet e tij të ngushta me Serbinë dhe Republikën Srpska të dominuar nga serbët, një nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës. Për shembull, Moska mbështet hapur liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, në planet e tij separatiste.

Herë pas here, udhëheqja ruse ka treguar një instinkt të fortë ndaj tensioneve etnike që përshkojnë bashkëjetesën e brishtë në rajon dhe mangësitë e politikës së BE-së. Aty ku BE-ja kërkon që t’i zgjidhë konfliktet përmes ndërmjetësimit dhe dialogut, Putini përpiqet përmes fushatave keq–informuese që të hedhë benzinë ​​në “zjarrin” nacionalist.

Dhe kur BE-ja është shumë hezituese për të vepruar, Putini e paraqet veten si shpëtimtari në kohën kur ata kanë më shumë nevojë. Për shembull duke ndihmuar në sigurimin e furnizimeve me energji. Ndërkohë, qasja e Pekinit ndaj rajonit është më e butë.

Ai synon ta zgjerojë ndikimin e vet përmes zgjerimit të lidhjeve ekonomike, sidomos nëpërmjet investimeve të mëdha në infrastrukturë si pjesë e Nismës së Brezit dhe Rrugës. Por premtimet e bëra mbahen rrallëherë. Shumë nga projektet e shpallura nuk janë zbatuar kurrë ose kanë një progres të ngadaltë.

Po ashtu, ka një pikëpyetje të madhe mbi vlerën ekonomike të këtyre projekteve nëse ato financohen nga bankat kineze, dhe kryhen nga kompani kineze duke përdorur punëtorë dhe materiale kineze. Mbi të gjitha, projektet e mëdha të financuara me kredi sjellin rreziqe të mëdha politike dhe ekonomike. Borxhet e mëdha mund të çojnë në varësi të rrezikshme, dhe në rastin më të keq në vendosjen e infrastrukturës së rëndësishme në duart e Kinës. Shembulli më i mirë i kësaj është ndërtimi i autostradës së financuar nga kreditë në Mal të Zi, që solli gati falimentimin e shtetit të vogël ballkanik. Udhëzimet e Moskës dhe Pekinit në rajon priten me krahë hapur nga presidenti i Serbisë Alexandar Vucic. Gjatë presidencës së tij, Serbia e ka humbur statusin e saj si një demokraci plotësisht funksionale.

Vucic ndjek një politikë të jashtme qëllimisht të paqartë, që luhatet midis Perëndimit, Kinës dhe Rusisë. Këto të fundit i ofrojnë Beogradit mbështetje thelbësore politike për çështjen e Kosovës, duke ruajtur gjithashtu lidhje të ngushta ekonomike dhe të sigurisë.

Megjithatë, 2/3 e eksporteve serbe shkojnë në vendet e BE. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, për udhëheqjen serbe duhet të jetë e qartë se ka mbaruar koha e paqartësisë. Një vend që synon të bëhet anëtar i BE-së, duhet gjithashtu të ndajë vlerat dhe perspektivën e tij gjeopolitike.

BE-ja nuk ka nevojë që t’i shmanget rivalitetit të hapur me Rusinë dhe Kinën. Modeli evropian, i bazuar tek vlerat liberale, tregjet e hapura dhe sundimi i ligjit, mbetet më tërheqës dhe i qëndrueshëm se sa modeli autoritar. Në fakt, një shumicë e madhe e qytetarëve në rajon vazhdojnë që ta shohin në BE të ardhmen e tyre, pavarësisht gjithë zhgënjimeve dhe premtimeve të pa mbajtura.

Megjithatë, ajo për të cilën kanë nevojë urgjente njerëzit dhe qeveritë e rajonit, janë përfitimet e prekshme që vijnë me anëtarësimin në BE. Për ta arritur këtë, procesi i anëtarësimit duhet të reformohet, dhe vendet kandidate duhet të inkorporohen hap pas hapi në strukturat e BE-së, përpara se të anëtarësohen zyrtarisht në Bashkimin Evropian. Unë parashtroj 6 propozime specifike:

Së pari, përfaqësuesit e vendeve kandidate që arrijnë një përparim të mjaftueshëm në  aspektin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, duhet të lejohen të marrin pjesë në Këshillin Evropian dhe në formacionet e zgjedhura të Këshillit të Ministrave.

Së dyti, përpara anëtarësimit, BE-ja duhet të bashkëpunojë edhe më ngushtë me vendet kandidate në fushat kyçe të sigurisë, energjisë dhe infrastrukturës. Veçanërisht në prag të dimrit, është thelbësore të sigurohen furnizimet me energji për rajonin. Së treti, duhet të rritet ndihma financiare para-anëtarësimit, që të mbyllen boshllëqet e investimeve dhe të zvogëlohet joshja ndaj kredive kineze.

Së katërti, të forcohet roli i shoqërisë civile gjatë zbatimit dhe monitorimit të projekteve të financuara nga BE. Së pesti, vendet anëtare të BE-së duhet t`u ofrojnë mbështetje teknike dhe politike vendeve kandidate gjatë gjithë procesit të anëtarësimit.

Së gjashti, hapja formale e negociatave të anëtarësimit, së bashku me hapjen dhe mbylljen e kapitujve individualë të negociatave duhet të vendoset me një shumicë të cilësuar në Këshillin e Ministrave.

Shënim:Michael Roth, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Bundestagun gjerman, dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Socialdemokrate (SPD)./bota.al

Etiketa: Bashkimi Europiankeshilli i Ministravepolitikë

Të Lidhura

Ja çfarë do të ketë iPhone 15 Pro që nuk e kanë të tjerët  –

Ja çfarë do të ketë iPhone 15 Pro që nuk e kanë të tjerët  –

nga 27
15:34 | 31/01/2023
0

iPhone-ët e radhës priten për muajin shtator por, siç ka ndodhur prej vitesh, tashmë qarkullojnë thashetheme të cilat duhet të...

Na duhet fitues, jo i njëanshëm –

Zgjedhjet lokale/ Alibeaj rivalizon Berishën edhe në një bashki –

nga 27
15:28 | 31/01/2023
0

Grupi i Alibeajt ka zyrtarizuar një tjetër kandidat për kryetar bashkie në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Bëhet...

Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit –

Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit –

nga 27
15:26 | 31/01/2023
0

Qielli në 2023-shin do të ofrojnë spektakël nga shiu i meteorëve, tek ajo që quhet kometë e Neandertalëve, që në...

Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –

Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –

nga 27
15:18 | 31/01/2023
0

Seanca e parashikuar të mbahet sot në orën 14:00 për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirit, është shtyrë. Mësohet se shkak...

Para
 “Jemi më të keqpaguarit në rajon”, Biberaj i sigurt: Bojkot deri në plotësimin e kërkesave

 “Jemi më të keqpaguarit në rajon”, Biberaj i sigurt: Bojkot deri në plotësimin e kërkesave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë do të ketë iPhone 15 Pro që nuk e kanë të tjerët  –

Ja çfarë do të ketë iPhone 15 Pro që nuk e kanë të tjerët  –

15:34 | 31/01/2023
Na duhet fitues, jo i njëanshëm –

Zgjedhjet lokale/ Alibeaj rivalizon Berishën edhe në një bashki –

15:28 | 31/01/2023
Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit –

Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit –

15:26 | 31/01/2023
Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –

Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –

15:18 | 31/01/2023
Ish-lojtari i Tiranës prezantohet te skuadra gjeorgjiane –

Ish-lojtari i Tiranës prezantohet te skuadra gjeorgjiane –

15:14 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Ja çfarë do të ketë iPhone 15 Pro që nuk e kanë të tjerët  –
  • Zgjedhjet lokale/ Alibeaj rivalizon Berishën edhe në një bashki –
  • Spektakël në Tokë! Afrohet kometa e Neandertalit –
  • Ulja e dënimit/ Shtyhet seanca për ish-ministrin Tahiri –
  • Ish-lojtari i Tiranës prezantohet te skuadra gjeorgjiane –
  • Të gjithë helikopterët të prishur/ Peleshi, 410 mln lekë për muzeun –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja çfarë do të ketë iPhone 15 Pro që nuk e kanë të tjerët  –
  • Zgjedhjet lokale/ Alibeaj rivalizon Berishën edhe në një bashki –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com