• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Do e vdesin si qen”, vëllai i Spartak Dyrmishit: U dorëzua tek autoritetet tona, jo për…

17:35 | 06/11/2022
në I pakategorizuar
0

Ky është momenti i dorëzimit të shtetasit shqiptar Spartak Dyrmishi tek autoritetet policore greke mbrëmjen e 31 tetorit të këtij viti. Sipas njoftimit të policisë shqiptare, 45-vjeçari kërkohej nga policia greke për akuzën e përdhunimit. Por përtej akuzës që rëndon mbi të, mënyra e ekstradimit të tij, duke anashkaluar procedurat e përcaktuara në kodin e procedurës penale, por edhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka ngritur dyshime serioze mbi zbatimin e ligjit nga policia shqiptare për këtë rast.

Edhe pse në njoftimin zyrtar të policisë thuhej se 45-vjeçari kishte shprehur vetë dëshirën për t’iu dorëzuar policisë greke, sërish shmangia e procedurave ligjore për ekstradimet dhe aq më tepër me një shtet si Greqia me të cilën Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, nuk justifikon veprimet e policisë shqiptare për të plotësuar dëshirën e të akuzuarit. A2 ka komunikuar fillimisht me vëllanë e të ekstraduarit, i cili pranon se Spartak Dyrmishi është vetëdorëzuar në policinë e Vlorës, por jo për t’u ekstraduar në Greqi, por për t’u hetuar dhe gjykuar në Vlorë.

Lexo edhe

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Afera është 300 mln euro –

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

Edhe vetë i ekstraduari gjatë një komunikimi telefonik me reporteren e A2 CNN ka konfirmuar se është vetëdorëzuar tek policia shqiptare dhe jo për t’u ekstraduar në Greqi.

“Më thanë nuk të çojmë në Greqi. Më morën në komisariat se çfarë letrash bënë nuk e dinë dhe më parë më thanë hip në makinë dhe u thashë nuk është Tirana këtu o zotërinj. Më çuan në Kakavijë dhe u thashë përse më dorëzuat, do më vdesin si qen”, rrëfen i akuzuari.

Por çfarë parashikon legjislacioni shqiptar për ekstradimet e shtetasve shqiptarë dhe nga ana juridike dhe si mund të cilësohen veprimet e policisë shqiptare për këtë rast.

“Nga ana e shtetit grek, mbi dyshime të arsyeshme duhet t’i bëjë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë. Ajo me materialin plotësues, kur krijon bindjen e saj se janë të mjaftueshme, i referon prokurorit dhe është ky që i drejtohet gjykatës për masën shtrënguese. Policia e Shtetit në këtë rast ka kryer një rrëmbim të personit’, shprehet avokati Armand Cakrani.

Veprimet e dyshimta të policisë shqiptare i konfirmon edhe fakti që prokuroria e Vlorës nuk ka asnjë kërkesë nga Ministria e Drejtësisë shqiptare për nisjen e procedurave hetimore ndaj Spartak Dyrmishit. Ndërkohë prej 6 ditësh, Policia e Vlorës nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën e A2 CNN për t’u njohur me bazën ligjore dhe procedurën e ndjekur për ekstradimin e shtetasit Spartak Dyrmishi. E ndërsa ky i fundit tashmë është në duart e policisë greke, në Shqipëri as Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore dhe as prokuroria e Vlorës nuk ka nisur ndonjë verifikim për këtë rast të paprecedentë. /A2CNN/

Etiketa: dyshuarpërdhunimSpartak Dyrmishi

Të Lidhura

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

nga 27
23:22 | 26/01/2023
0

Nga Jennifer Rubin, Washington Post Drejtori i FBI-së Christopher A. Wray ka kryesuar ndoshta skandalin më të keq të infiltrimit...

Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

nga 27
23:07 | 26/01/2023
0

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë. Sipas tij, shuma e 225 mijë dollarëve...

Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

nga 27
22:50 | 26/01/2023
0

Donald Trump ka bërë reagimin e parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili e hetoi...

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

nga 27
22:41 | 26/01/2023
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, përmes një deklarate për mediat, për dosjen “MCGonigal”. Rama shprehet se akuzat që bëhen...

Para
Diell dhe rritje temperaturash, ja parashikimi i motit për sot

Temperaturat do ulen! Ja si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com