• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BIRN: Qeveria shqiptare këmbëngul t’i paguajë inceneratorët pavarësisht kritikave të BE

17:44 | 13/10/2022
në Uncategorized
0

Qeveria shqiptare këmbëngul të vijojë strategjinë e incenerimit të mbetjeve urbane, pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian se kjo metodë është në kundërshtim me legjislacionin dhe strategjitë europiane për menaxhimin e mbetjeve.

“Ndërtimi i një inceneratori të ri në Tiranë paraqet shqetësime në rritje për sa i përket përputhshmërisë me acquis të BE-së për mbetjet, duke përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit,” thuhet në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian.

Lexo edhe

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Raporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve jo në përputhje me objektivat e riciklimit të BE-së dhe kuadrin ligjor pjesërisht të përafruar.

Por zv/kryeministrja Belinda Balluku, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e Delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, tha të enjten se qeveria do të vijonte strategjinë e incenerimit, edhe pse dy inceneratorë janë sekuestruar nga drejtësia dhe i treti nuk është ndërtuar ende, pavarësisht pagesave prej dhjetëra milionë euro për incenerimin.

“Shqipëria nuk e ka shpikur inceneratorin, përdoren në çdo vend të Europës si pjesë e riciklimit, ndarjes së të gjitha mbetjeve,” tha Balluku, e pyetur nga BIRN nëse qeveria do vijonte të paguante për këto koncesione edhe pse bien në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

Balluku devijoi në përgjigjen e saj duke folur për mbrojtjen e lumit Vjosa nga qeveria, por edhe për këtë rast, Bashkimi Europian vë në dukje se mbrojtja nuk ka përfshirë degët e këtij lumi dhe ripërsërit shqetësimin për aeroportin e Vlorës. “Filluan punimet për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës në Zonën e Mbrojtur Vjosa-Nartë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të biodiversitetit, konventa që tashmë janë ratifikuar,” thuhet gjithashtu në progresraport.

Në raport pranohet se totali i sipërfaqes së mbrojtur është rritur, por “kjo rritje ka ndodhur në brendësi të vendit, ndërkohë që zona bregdetare nën mbrojtje është tkurrur”.

Brukseli shpreh shqetësimin se Investimet Strategjike në bregdet po i rrezikojnë zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin, ndërkohë qeveria shqiptare nëpërmjet Komitetit të Investimeve Strategjike, vetëm gjatë vitit 2021-2022 dha disa leje për resorte turistike brenda ose ngjitur me zonat e mbrojtura.

“Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen të biodiversitetit, pasi mund të çojë në investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” thuhet në raportin e Komisionit Europian.

Ministrja Balluku tha se progres-raporti paraqiste “sfida, mangësi, problematika”, por kërkoi nga mediat që të lexohen pa keqinterpretime dhe i quajte shqetësimet e BE-së për rreziqet që mbartin nismat për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta si “vlerësime hipotetike”./Reporter.al/

Etiketa: BIRNinceneratorëtQeveria

Të Lidhura

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

nga 27
23:27 | 04/02/2023
0

Një studim i sofistikuar tribologjik, ka zbuluar se çfarë e bën çokollatën kaq të parezistueshme. Ekipi kërkimor britanik ka përcaktuar...

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

nga 27
23:11 | 04/02/2023
0

Një stuhi dëbore me emrin “Barbara”, pagëzuar kështu nga meteorologët pritet të godasë Greqinë gjatë orëve të ardhshme, dhe sipas...

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

nga 27
22:55 | 04/02/2023
0

Ish-kryeministri italian dhe dikur pronari i Milanit, Silvio Berlusconi mori Monzën në shtator 2018, duke blerë klubin ndërsa ishte në...

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

nga 27
22:45 | 04/02/2023
0

Opozita ka filluar përgatitjet për organizimin e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 shkurt. Disa ditë përpara,...

Para
Fjalimi i Ramës në KiE, mediat greke: Kryeministri shqiptar i acaroi të gjithë

Fjalimi i Ramës në KiE, mediat greke: Kryeministri shqiptar i acaroi të gjithë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –

23:27 | 04/02/2023
Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

23:11 | 04/02/2023
Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

22:55 | 04/02/2023
Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

22:45 | 04/02/2023
Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

22:17 | 04/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –
  • Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –
  • Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –
  • Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –
  • Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –
  • Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arsyeja pse nuk mund t’i rezistojmë çokollatës –
  • Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com