• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bie konsumi nga çmimet e larta, shqiptarët paguan 1.2 milardë euro më shumë

07:58 | 19/10/2022
në I pakategorizuar
0

Çmimet e larta rezultojnë se po frenojnë konsumin për shumë produkte. Sipas INSTAT, në periudhën janar – shtator, importet në sasi ranë me gati 6%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndonëse në sasi kanë rënë, importet në vlerë u rritën me 25%, ose rreth 139.5 (1.2 miliardë euro) më shumë.

Lexo edhe

Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë –

Është copëtim i Kosovës –

S’ ka fund sherri mes Oltës dhe Efit, acarohet situata  –

Tendenca tkurrëse në sasi është ndikuar kryesisht nga reduktimi i importeve të grupit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, që ranë me 16% për 9 mujorin me bazë vjetore. Rritja e çmimeve të karburanteve rezulton se po e frenon konsumin në vend.

Nafta tregtohet aktualisht me 240 lekë, nga 185 lekë që ishte në fund të shkurtit, përpara se të fillonin sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës që çuan në një valë shtrenjtimesh të shumë produkteve. Nafta është sot 30% më e shtrenjtë se në fillim të vitit.

Në rënie vijojnë të jenë dhe plehëruesit, me tkurrje 47% për 9 mujorin, një tregues i vështirësive që po kalon sektori bujqësor. Burimet nga tregu bënë të ditur se heqja e subvencioneve dhe vënia e TVSH mbi inputet, të kombinuara me çmimet e larta të plehëruesve në tregjet ndërkombëtare i bënë të papërballueshme blerjet nga fermerët shqiptarë.

Për shkak të kostove të larta, fermerët këtë sezon kanë kryer më pak mbjellje si në sera dhe në fushë. Në kontrast, importet e zarzavateve për 9 mujorin janë rritur ndjeshëm në sasi me 44%.

Fermerët në zonat prodhuese të vendit Lushnjë dhe Berat thonë se importet e prodhimeve bujqësore do të rriten me shpejtësi në të ardhmen pasi sipërfaqet e mbjella në vend kanë rënë këtë vit dhe prodhimet që realizohen kanë kontrata me eksportin. Hendeku që mbetet në tregun vendas po mbulohet me import.

Importet e drithërave u tkurrën me 22% për janar-shtator, duke reflektuar një tkurrje të konsumit, që sipas operatorëve po ndikohet edhe nga emigracioni. Ky i fundit po bëhet një faktor i ndjeshëm në konsum, sipas raportimeve nga shumë sektorë, që po ndiejnë rënien e fuqisë blerëse për shkak të mungesës së njerëzve, sidomos të rinjve.

Në rënie vijon dhe kafeja, me importet e këtij produkti që ranë rreth 10%.

Rikthehet ndërtimi

Ndërsa konsumi po vjen në rënie për shkak të çmimeve të larta dhe emigracionit, ndërtimi i është rikthyer vrullit. Pas rënies së importeve të materialeve të ndërtimit në pjesën e parë të vitit, si rrjedhojë e çmimeve të larta, sidomos hekurit, muajt e fundit po importohet më shumë. Sipas INSTAT, importet e gizës dhe çelikut u rritën me 5% për janar-shtator

Duhen më shumë para për të blerë më pak produkte

Në shtator inflacioni, sipas INSTAT, arriti në 8.1%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po vuante pasojat e krizës së piramidave. Rritja e lartë e çmimeve ka bërë që për të blerë të njëjtën sasi produktesh, apo më pak, të të duhet të shpenzosh më shumë.

Ndonëse në sasi, importet ranë me 6%, në vlerë ato u rritën me 25%, duke arritur në 695 miliardë lekë (5.8 miliardë euro). Si rrjedhojë, për të blerë 6% më pak mallra janë paguar 139.5 miliardë lekë më shumë (1.2 miliardë euro), për 9 mujorin 2022, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Revista Monitor

Etiketa: KonsumiShqiperitreg

Të Lidhura

Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë –

Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë –

nga 27
14:48 | 31/01/2023
0

Pas gati 20 vjetësh me Rexhep Taip Erdoganin në pushtet, opozita në Turqi i ka vënë qëllim vetes, që pas...

Është copëtim i Kosovës –

Është copëtim i Kosovës –

nga 27
14:46 | 31/01/2023
0

Një numër i qytetarëve kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës, kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe....

S’ ka fund sherri mes Oltës dhe Efit, acarohet situata  –

S’ ka fund sherri mes Oltës dhe Efit, acarohet situata  –

nga 27
14:44 | 31/01/2023
0

Dita e sotme ka nisur me debate të ashpra mes Olta Gixharit, Efi Dhedhes dhe Kiara Titos. Sipas aktores, dy...

U konfliktua me armë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim –

U përfshinë në konflikt fizik, nis hetimi për policët –

nga 27
14:42 | 31/01/2023
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Tiranë ka referuar në Prokurori materialet proceduriale për hetim në gjendje të lirë në ngarkim...

Para
Punime në autostradën Tiranë-Durrës, nga sot lëvizet vetëm në një korsi

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, nga sot lëvizet vetëm në një korsi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë –

Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë –

14:48 | 31/01/2023
Është copëtim i Kosovës –

Është copëtim i Kosovës –

14:46 | 31/01/2023
S’ ka fund sherri mes Oltës dhe Efit, acarohet situata  –

S’ ka fund sherri mes Oltës dhe Efit, acarohet situata  –

14:44 | 31/01/2023
U konfliktua me armë, arrestohet i riu i shpallur në kërkim –

U përfshinë në konflikt fizik, nis hetimi për policët –

14:42 | 31/01/2023
Blegtoria në kaos, shkak skema absurde e qeverisë –

Blegtoria në kaos, shkak skema absurde e qeverisë –

14:32 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë –
  • Është copëtim i Kosovës –
  • S’ ka fund sherri mes Oltës dhe Efit, acarohet situata  –
  • U përfshinë në konflikt fizik, nis hetimi për policët –
  • Blegtoria në kaos, shkak skema absurde e qeverisë –
  • Shpërndante heroinë, arrestohet 47-vjeçari në Berat –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet në Turqi, opozita premton kthimin e demokracisë –
  • Është copëtim i Kosovës –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com