• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka e Shqipërisë në luftë me inflacionin, rrit sërish normën e interesit

20:15 | 02/11/2022
në I pakategorizuar
0

Në Shqipëri, Banka Qendrore ndërhyri sërish të mërkurën, për të katërtin muaj radhazi, duke rritur me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit, në përpjekje për t’ju kundërpërgjigjur një inflacioni gjithnjë e në rritje. Me vendimin e sotëm të Këshillit Mbikqyrës, norma bazë ngjitet në nivelin 2.75 përqind. Fillimisht Banka e preku atë, në muajin mars kur inflacioni dha shenjat e para të tendencës në rritje, duke regjistruar ndërhyrjen e parë pas trembëdhjetë vitesh të një politike stimuluese që e zbriti normën e interesit në minimumin e saj historik prej 0.5 përqind.

Banka theksoi se presionet inflacioniste “mbeten rreziku kryesor mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”. Në tremujorin e tretë inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një tjetër rritje duke kapur një vlerë mesatare prej 7.9 përqind, pasi në muajin gusht dhe shtator arriti, sipas Instat-it, respektivisht, kuotat e 8 dhe 8.1 përqind. Sipas Këshillit Mbikqyrës “pasojat e goditjes së ofertës të huaj në ekonominë shqiptare po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Në veçanti, analiza e informacionit të disponuar sugjeron se presionet inflacioniste po vijnë në rritje dhe baza e tyre shkaqet në zgjerim”.

Lexo edhe

Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt! –

Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –

Mesazh për krimin e organizuar –

Por sipas vlerësimeve të Bankës, rritje e çmimeve është vënë re dhe në produktet lokale, pjesë e shportës së konsumit. “Rritja e inflacionit pasqyroi, në masën më të madhe, rritjen e çmimit të ushqimeve, të naftës dhe të kostove të transportit. Këta grup-artikuj gjeneruan rreth 8 përqind, të inflacionit total në tremujorin e tretë. Megjithatë, rritja e çmimeve ka filluar të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të shportës, përfshi edhe ata artikuj pjesa më e madhe e vlerës së shtuar të të cilëve krijohet në vend. Kjo ecuri sugjeron rritjen e njëkohshme të bazës dhe të intensitetit të presioneve inflacioniste”, shpjegoi guvernatori i Bankës Gent Sejko, pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës.

Banka Qendrore pret që inflacioni të mbetet i lartë deri në fund të vitit, por të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv (3 përqind) në tremujorin e dytë të vitit 2024. Për pasojë, Banka pritet të vijojë dhe me ndërhyrje të tjera në muajt që pasojnë. Një politikë e tillë agresive u sugjerua më herët dhe nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar. “Duke qenë se rreziqet për përspektivën e inflacionit janë në kahun e sipërm, shtrëngimi monetar duhet sjellë para në kohë dhe rritje të mëtejshme të normës të interesit janë të nevojshme. Veprimet e vendosura tani do të ndihmojnë për të parandaluar një spirale pagë-çmim, do të ulë rrezikun që pritshmëritë inflacioniste të ç’ankorohen dhe do të shmangë vonesat e tepërta në shtrëngimin monetar, çka mund të bëjë të nevojshme më vonë rritje mjaft më të mëdha të normave të interesit. Banka e Shqipërisë, duhet të jetë e përgatitur që ta rrisë normën e interesit mbi nivelin e vlerësuar të interesit neutral në rast se presionet inflacioniste nuk ulen”, rekomandoi FMN-ja tre javë më parë, duka parashikuar se “norma bazë e interesit do të rritet në 3-3.5 për qind në vitin 2022 dhe 4-4.5 për qind në vitin 2023”. /Voa/

Etiketa: bankainflacioniShqipërisë

Të Lidhura

Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt! –

Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt! –

nga 27
14:19 | 01/02/2023
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është përgjegjësi për renditjen e Shqipërisë në...

Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –

Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –

nga 27
14:11 | 01/02/2023
0

Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, nuk arrin të frenojë dorën kur vjen fala të shpenzimet abuzive. Ndërsa hakerat vazhdojnë të...

Mesazh për krimin e organizuar –

Mesazh për krimin e organizuar –

nga 27
14:01 | 01/02/2023
0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka komentuar aksionin e Policisë së Shtetit për heqjen e kamerave të paligjshme të vendosura...

MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –

MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –

nga 27
13:59 | 01/02/2023
0

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij deklaroi se MCGonigal ka darkuar me Taulant Ballën. Berisha tha se...

Para
Ndërtimet pa leje, Rama fajëson shefat e komisariateve: Bëhen me bekimin e tyre

Mediat britanike: Rama akuza qeverisë së re angleze të Sunak

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt! –

Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt! –

14:19 | 01/02/2023
Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –

Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –

14:11 | 01/02/2023
Mesazh për krimin e organizuar –

Mesazh për krimin e organizuar –

14:01 | 01/02/2023
MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –

MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –

13:59 | 01/02/2023
Një McGonigal me fustan –

Një McGonigal me fustan –

13:57 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt! –
  • Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –
  • Mesazh për krimin e organizuar –
  • MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –
  • Një McGonigal me fustan –
  • Vrasja e Indrit Ndojit në Krujë, lirohen nga burgu dy të dyshuarit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Opozita do të jetë në këmbë më 11 shkurt! –
  • Çmendet AKSHI, shpenzon 8 miliardë lekë për SMS –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com