Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Zyrtarisht moderatore/ Bebe Rexha fiton zemrën e MTV (video)

Nga Rexhina Biba 0

“Nuk mund të ëndërronim një moderatore më perfekte!”, kështu ka thënë MTV për artisten  me origjinë shqiptare.

Bebe Rexha do të jetë zyrtarisht moderatorja e çmimeve European Music Awards 2016 në Rotterdam. MTV e ka pritur me entuziazëm të madh praninë e bukuroshes me origjinë shqiptare në rolin kryesor, duke deklaruar se do të jetë një natë e egër me këtë artiste të multitalentuar në krye të natës. Ata thonë se e dinë që spektakli është në duar të sigurta pasi Bebe është një personazh që zgjat duart për të bërë gjithçka për vete dhe që nuk kursehet kurrë. Ajo punon fort, luan rëndshëm dhe vishet në mënyrën më fantastike, pavarësisht se ku po shkon. MTV ka bërë dhe një cv të shkurtër të këngëtares dhe tekstshkruese 27 vjeçare:

Bebe i kaloi kërkesat e MTV me 10 me yll dhe fletë lavdërimi bashkë
Ka shkruar një këngë për Eminem dhe Rihanna
Ka dhënë hua zërin për një këngë të David Guetta
Ka qenë në një bandë punk me Pete Wentz
Ka bashkëpunuar me Nicki Minaj
Ka bashkuar forcat me Martin Garrix dhe G-Eazy

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>