Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Zyrtari i vogël i Athinës/ Dimitris Vitsas: Çështja Çame nuk ekziston

Nga Ejona 0

 

Zv/ministri grek i Mbrotjes, tregon edhe trimërinë përballë Turqisë: Jemi të fortë të mbrojmë pavarësinë dhe integritetin tonë terriorial, nga çdo rrezik që mund të vijë si nga lindja dhe perëdimi

Nikos Kotzias nuk ka reaguar ende për deklaratën e Ramës në median greke SKY, ku ritheksoi kërkesën për zgjidhjen e “Çështjes çame”. Nërsa intervista e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, është pritur nga populli dhe mediat greke me një vlerësim të lartë.  Pas intervistës së tij për televizionin SKY, Athina zyrtare nuk reagoi dhe disa ditë më pas ka dalë zv-ministri i Mbrojtjes për të thënë sërish se çështja Çame nuk ekziston. Në të vërtetë, mediat dhe opinion grek tashmë mendojnë ndryshe dhe zoti Dimitris Vitsas, ky zyrtar i vogël i qeverisë greke, nuk mund t’i mbajë më në versionin e historisë siç duan zyrtarët grekë. Analistë e njerëz të njohur në Greqi e kanë shprehur krejt hapur vlerësimin e lartë për kryeministrin Rama i cili shpjegoi para popullit grek, atë që e mban peng marrëdhënien mes dy vendeve, zgjidhja e “Çështjes çame”.  Rama ka argumentuar pse popullsia çame duhet të lejohet të kthehet në trojet e veta në Çamëri, atje prej nga genocidi grek, i përzuri përmes vrasjes e dhunës së pashoqe.

Tashmë, kur populli grek, mediat dhe shoqëria greke, e kanë mësuar të vërtetën e argumentuar qartë nga kryeministri i Shqipërisë, Athina zyrtare s’ka çtë bëjë tjetër veçse të nxjerrë zyrtarë të nivelit të ulët për të përsëritur atë shprehjen që ata duan: çështja çame nuk ekziston. Kështu tha zëvëndësministri grek i Mbrojtjes, Dimitris Vitso në një intervistë  të sotme ku flet edhe për “trimërinë që i ka lindur së fundmi Greqisë përballë Turqisë.

“Nuk pijnë ujë kërcënimet dhe se çështja e refugjatëve duhet trajtuar në nivel ndërkombëtar. Ata e dinë shumë mirë, se jemi të fortë për të mbrotjtur pavarësinë dhe integritetin tonë terriorial, nga çdo rrezik që mund të vijë si nga lindja dhe perëdimi. Çështja e refugjatëve është një cështje humanitare e cila duhet trajtuar në nivel ndërkombëtar

Më lejoni një buzëqeshje të lehtë, për disa gjëra të çuditshme që dëgjoj nga veriperëndimi. Për Greqinë nuk ekziston çështja “Çame”. Po qe se dikush do të diskutojë një gjë të tillë, le të ulet një një tryezë dhe le ta diskutojë i vetëm!”, tha zv/ministri grek i Mbrojtjes.

Ndërkohë Kotzias ende nuk ka folur.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>