Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Zyrtare/ Trump njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit

Nga Klodiana 0

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara njohin zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Kjo u konfirmua nga një njoftim të tij, ku Trump e cilësoi lëvizjen si “një hap që duhej marrë prej kohësh”, për të avancuar procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe për të punuar për arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë.

Aleatët perëndimorë të shefit të Shtëpisë së Bardhë e kishin kundërshtuar këtë lëvizje të tij dhe kishin rritur presionet ndaj Uashingtonit, por me këtë vendim Trump i ka shpërfilluar tërësisht ata.

Edhe liderët e krishterë të Jeruzalemit, përmes një letre drejtuar Trump u shprehen të bindur se, ky hap i tij do të rrisë urrejtjen, konfliktin, dhunën dhe vuajtjet në Jeruzalem dhe Tokën e Shenjtë.

Në një reagim tjetër, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmed Aboul Gheit ka cilësoi njohjen e paralajmëruar të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga Uashingtoni zyrtar “një provokim të pajustifikueshëm”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej