Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Zyrtare, Kuvendi: Kemi hapur garën për Kryeprokurorin e ri

Nga Klodiana 0

Pas mbledhjes së sotme Komisioni i Ligjeve ka shpallur edhe në faqe zyrtarisht vakancën për pozicionin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm. Kuvendi njofton se brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi të interesuarit (prokurorët) të depozitojnë dokumentet.

Njoftimi i Kuvendit
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 7 dhjetor 2017, me vendimin nr.9, datë 07.12.2017, ka miratuar procedurën e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Bazuar në këtë vendim, njoftohen të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, të depozitojnë pranë komisionit përgjegjës, një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve dhe kritereve ligjore të përcaktuara në Kreun IV seksioni I, I ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, është brenda datës 12 Dhjetor 2017 ora:18:00,  pranë Sekretarisë së Kryesisë së Kuvendit.

Adresa:  Kryesia  e  Kuvendit të Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr.4 Tiranë, Shqipëri.

Bashkëlidhur vendimi i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Nr. 9, datë 7.12.2017

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej