Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zvicra e shqiptarëve kundër Serbisë, pritet sfidë e tensionuar në fushë

Nga Klodiana 0

Serbi-Zvicër është një superndeshje që luhet në orën 20:00 në Kaliningrad dhe është e vlefshme për grupin E. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë me Kosta Rikën, Serbia nëse fiton sot ka mundësinë që të kalojë në fazën tjetër. Por të mundësh Zvicrën nuk është e lehtë. Serbia vjen në një formë të mirë sportive dhe si rreshtim pritet të luajë me 4-2-3-1 ku ylli i skuadrës është Milinkovic Saviç.

Një ndeshje e cila mbart edhe emocione të mëdha për shqiptarët pasi me skuadrën helvete luajnë 4 futbollistë me origjinë shqiptare që sonte do kenë përballë Serbinë. Trajneri i serbëve Mladen Krstajic e cilëson një ndeshje të egër dhe sqaron: “Zvicrën e njohim mjaft mirë, i dimë pikat e forta por edhe pikat e dobëta. Do të jetë një ndeshje e egër”, e mbyll Krstajic.

Në kampin e Zvicrës me shumë mundësi trajneri Petkovic do konfirmojë formacionin e ndeshjes së parë ku barazuan me Brazilin dhe në fushë priten katër shqiptarë. Trajnerit Vladimir Petkoviç nuk i pëlqen roli i favoritit dhe deklaron: “Ne gjithmonë luftojmë për fitoren. Na duhet të përqëndrohemi në lojën tonë dhe të vrapojmë shumë ashtu siç bëmë ndaj Brazilit”, e mbyll Petkoviç.

Tre pikë ka Serbia në krye të grupit E dhe me nga një pikë janë Zvicra dhe Brazili.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej