Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Zvicër, përurohet treni me trasenë më të pjerrët në botë

Nga Klodiana 0

Teknologjia zvicerane preku lartësi të reja të premten, me përurimin e trenit malor me trasenë më të pjerrët në botë, në një prej restorteve alpine.

Treni me pamje futuriste, Stoos Bahn, që konsiderohet një triumf i arkitekturës moderne, u prezantua zyrtarisht pasditen e së premtes nga presidenti zviceran, Doris Leuthard.

Projekti prej 52 milionë frangash, që do të jetë i qasshëm për publikun nga dita e diel, kalon nga qyteti Schyëz në fshatin malor të Stoos, i cili gjendet 1.300 metra mbi nivelin e detit në qendër të Zvicrës.

Pjesa e poshtme e kabinave në formën e fuçive është e modifikueshme në mënyrë që pasagjerët të qëndrojnë drejt edhe kur ngjiten drejt pllajës alpine, me një pjerrësi prej 110 për qind.

Treni do të ngjisë 743 metra përgjatë një segmenti prej 1.738 metrash, në shpejtësinë e 10 metrave për sekond. Rekordin paraprak, si treni me trasenë më të pjerrët në botë e mbante “The Gelmerbahn” në qytetin e Bernës, po në Zvicër. Ai mburrej me një pjerrësi prej 106 për qind.

mhttp://top-channel.tv/2017/12/15/zvicer-perurohet-treni-me-trasene-me-te-pjerret-ne-bote/?foto=8#g

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej