Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Zotni Doktor, për Valbonën keni mashtruar edhe në emrin tim

Nga 27.al 0

Nga Ilir Seci

Ma në fund Doktor Berisha paska folë lidhur me HEC-et që do ndërtohen në Valbonë, paska folur pse i ka dhënë licensat dhe mes tjerash gazetarja e ka pyetur nëse është marrë mendimi i banorëve të zonës…Po citojmë:

…“Pyetje: Ju nuk i keni pyetur banorët?

Berisha: Nëse nuk janë pyetur banorët, atëhere kontrata duhet të anulohen. Nëse këtu janë shkelur ligje, atëhere le të ketë përgjegjës. Duhet të kontrollohen dosjet dhe ajo ka dokumentin mjedisor.”

Shume bukur Doktor Berisha! Tani kam unë një pyetje:

“Nëse provohet se nuk janë pyetur banorët çfarë do thoni ju Doktor!? Nëse provohet se dokumentacioni është fallsifikuar çfarë do bëni ju Doktor Berisha!?…Bashkëngjitur me këtë postim jane fotot e tre faqeve të dokumentacionit përkatës që është sjellë në tavolinen tuaj për firmosje me emrat e banorëve që kanë aprovuar ndërtimin e HEC-ve… Në mesin e atyre personave është edhe “ILIR SECI”… Në Shqipëri mbiemri SECI është unikal e kanë vetëm banorët e fshatit Markaj (Tropojë) ata që kanë jetuar në lagjen Secë të këtij fshati! Tani në krejt Shqipërinë janë vetëm dy persona me emrin Ilir SECI, një jam unë dhe tjetri është Ilir Halil Seci…As unë dhe as Ilir Halil Seci nuk e kemi firmosur këtë dokument zoti Berisha! Shtrohet pyetja se kush e ka firmosur!? E para unë Ilir Seci që po shkruaj jam me pashaportizim si banor i qytetit të Shkodrës dhe ligjërisht nuk kam të drejtë të nënshkruaj asnjë lloj dokumenti mjedisor për një zonë që nuk jetoj më! E njëjta gjë vlen edhe për Ilir Halil Secin që jeton në Tiranë me pasaportizim atje! Tjetra është se më datën 22 Korrik 2013, datë kur është firmosur ky dokument unë kam qënë në SHBA, në qytetin e New York-ut dhe kjo gjë provohet lehtë Zotni Doktor! Nga personat tjerë që kanë firmosur në këtë listë zotni Doktor, edhe dy të tjerë jetojnë në SHBA dhe as kanë ditë gjë deri sa u kam thënë unë, mbasi sigurova dokumentin…

Kush është ai që ka fallsifikuar këtë dokument që e ka sjellë në tavolinën tuaj!? Unë personalisht i jam drejtuar Gjykatës së Republikës së Shqipërisë nëse ky Institucion ka ndonjë farë vlere, zoti Berisha dhe meqë e keni përmendur argumetin se: “Nëse nuk janë pyetur banorët, atëhere kontratat duhet të anulohen. Nëse këtu janë shkelur ligje, atëhere le të ketë përgjegjës. Duhet të kontrollohen dosjet dhe ajo ka dokumentin mjedisor”, atëherë ja ku e ke faktin se NUK JANË PYETUR! Urdhëro e na thuaj se çdo bësh për këtë gjë! Po ju drejtohem publikisht!

(DOKUMENTACIONIN E KAM SIGURUAR NGA NJËRI PREJ NDIHMËSVE TUAJ!)

http://shqiptarja.com/…/–8203-berisha-une-i-miratova-hec-e…

* Prononcimi në fjalë është bërë nga gazetari Ilir Seci në faqen e tij në facebook. Titulli është i redaksisë, sepse vetë shkrimi nuk e kishte një titull.

1 23

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej