Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Zoti Kotzias ju jeni shqiptar, por nuk e dini

Nga 27.al 0

Nga Abedin Rakipi

Në studimet e shumta të ndërmarra nga historiania greke dhe njëkohësisht profesore e historisë në Universitetin Shtetëror të Athinës, Maria Efthimiou flet për një sërë mbiemra familjesh arvanite, të cilat e kanë origjinën nga shqipja.

Në një konferencë në universitet mes mbiemrave të famshëm arvanitë ajo përmend edhe mbiemrin Kotzias. Kotzias ose me saktë Kotzia (shqiptuar Kocia) është mbiemër arvanit dhe nuk ka asnjë lidhje me greqishten dhe etninë greke.

Nikos Kotzias ministër i Jashtëm i Greqisë që kundërshton sot me forcë Çështjen Çame duhet të informohet më shumë për rrënjët e familjes së tij para se të guxojë t’i mohojë të drejtat e tyre bashkëkombasve të tij çamë.

Kotzias padyshim që nuk mund të dalë nga linja politike e Athinës zyrtare, por në aspektin njerëzor për të mos folur për atë kombëtar ai duhet të tregohet më i kujdesshëm ndaj Çështjes Çame, sepse ne, çamët nëse nuk na jepet e drejta jonë do të shkojmë shumë më larg duke hapur dosje shumë më të mëdha, si ajo e dhjetra fshatrave arvanite myslimane shqipfolëse që u deportuan në Turqi si turqë.

Vetëm në zonën e quajtur sot Vardounia (Bardhunia në gjuhën arvanitike) 30 fshatra arvanite shqipfolëse që kishin pranuar Islamin u përfshinë në shkëmbimin e popullsisë të vitit 1924 dhe u dëbuan në Turqi si turqë duke i zbrazur këto treva krejtësisht nga elementi arvanit shqipfolës.

Së shpejti, zoti Kotzias do t’ju servirim shumë prova të tjera historike që tregojnë sesi zona të tjera të thella në Greqi me arvanitë myslimanë u shpopulluan duke i deportuar ata në Turqi.

Zoti Kotzias ju nuk mund të bëheni më grek se grekët, sepse në fund të fundit në venat tuaja nuk ka gjak grek. Ju jeni grek i “natyralizuar” nga shqiptar arvanit. Pra, kthejeni pak kokën prapa në analet e historisë të dy shekujve të fundit dhe do të kuptoni që vetëvrasja kolektive politike i ka kushtuar arvanitëve si ju vetëm një asimilim total duke i bërë ata mercenarë të një entiteti politik që kërkon zhdukjen identitare të racës sonë.

Kotzias, po ashtu edhe Dora Bakojanis janë arvanitë dhe është e pakuptueshme sesi angazhimi i tyre politik mund t’i bëjë ata të dalin kundër një pjese të popullit të tyre, siç janë çamët.

Ndaloni zotërinj, jeni manipuluar, po luftoni kundër vetvetes!

/ abedinrakipi.blogspot.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>