Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Zot na shpëto nga kjo dashuri vdekjeprurëse…

Nga Media 0

Po afrohet ora 15:00, por s’ka as fjalë as lajm nga Rama-Basha. Janë ngujuar prej orës 10:00 në Pallatin e Kongreseve e s’po dalin. S’kanë mjaftuar tri orë deri në mesnatën e djeshme  për dy “dashnorët” e rinj për t’u ç’mallur… Shkojnë si pa u ndjerë orët e takimit e ata s’po dinë të ndahen…. Me sa duket kanë shumë për të folur mes tyre… ndaj dhe po vonohen kaq shumë. Vërtet janë sharë keq për katër vjet e më shumë se kurrë këto katër muaj, por s’ka gjë se si i thonë fjalës: kush të shan të do… ja kshu. Rama e Basha, kanë pesë orë në takim e vazhdojnë e vazhdojnë… sa shumë paskan për t’i thënë njëri-tjetrit…, kur vjen sevdaja në moshë të pjekur është hall i madh….

Dashni e zjarrtë që të kujton atë parullën që shkruhet në murin e Berlinit “My God, Help Me to Survive This Deadly Love” që në shqip do të thotë: “Zoti im më shpëto nga kjo dashuri vdekjeprurrëse”. Parulla është e shkruar krah fotos së dy liderëve komunistë gjermano-rusë që puthen në buzë për të treguar dashurinë e madhe mes tyre.

Kaq vëllazëri e dashuri shfaqën mbrëmë dhe dy kundërshtarët e përbetuar Rama-Basha. Me një shtrëngim duarsh që nuk është parë ndonjëherë në politikën shqiptare, jo-formal, ata të dy e shpallën qysh mbrëmë  në mesnatë “dashurinë” e tyre.

Poooor, ky shtrëngim duarsh si mes shokëve të vjetër do të shkonte në çdo kontekst tjetër, por jo pas tre muajsh krize dhe akuzash të ndërsjella; tani u mbetet vetëm të puthen në buzë si vëllazëria socialiste…. Zot na ruaj nga dashnia e tyre!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej