Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Zot fali se nuk dinë…

Nga 27.al 0

Nga Ilir Hoxholli

Nëse do të ishte që në këtë vend të hidhte dhé i pari ai që nuk ka mëkate, do të mbeteshim pa varrosur. Por, kjo nuk na komplekson të heshtim ndaj atyre që duan të na varrosin si shoqëri. Të flasësh për prostitucion si biznes është, që pas saj të bësh çtë duash me këtë popull. Ta trajtosh si e drejtë e dikujt të bëjë ç’të dojë me trupin e vet është hipokrizi. Në vendet perëndimore është e legalizuar, por shikoni se kush punon, njerëz që vijnë nga vende të varfëra, që shesin trupin për para dhe këto janë shumica. Imagjinoni çdo të ndodhte në vendin tonë?

Historia e biznesit me trupin apo dhe e drejta që buron nga përdorimi i trupit janë dy manovra të pështira për të justifikuar të varfërit që të shesin nderin. Vendi ynë do të ishte plot me turistë, plot me drogë, po kurrsesi me njerëz normalë që Zoti i ka fal një vend të begatë, por që nuk ditën kurrë të jetonin si njerëz me dinjitet.

Kush po e ndalon sot një femër apo një mashkull të bëjë ç’të dojë me trupin e tij/saj?

Por, legalizimi është që vendi ynë të mbledhë llumin e turistëve nëpër botë, të mos shkojnë deri në Tailandë, por një Tailandë në Europë. Unë e di që shumica nuk janë dakord, ashtu siç nuk janë për llotot, bastet, kumarin, alkolin, ashpërsimin e ligjeve ndaj përdoruesve të alkolit si burim aksidentesh, por qoftë edhe si ide nuk duhet ta lejojmë, sepse çuditshëm në vendin tonë, gjithçka fillon si një testim, e më pas i kemi të pranishëm në shoqëri.

O Zot, na fal që nuk kemi më shumë forcë të reagojmë, e që jetojmë bashkë me njerëz që liritë e njerëzve i kanë biznes fitimi…

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>