Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Zjarrvënësi”/ Dogji 6 makina në qytetin e Elbasanit, arrestohet 38 vjeçari

Nga Ejona 0

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38 vjeçar të dyshuar për djegien e disa automjeteve në qytet.

Gjatë operacionit të koduar “Zjarrvënësi”, u arrestua shtetasi Mario Toci, 38 vjeç, pasi gjatë natës në lagjen ” 5 Maji”, dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor për veprat e mëposhtme:

  • Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.
  • Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.
  • Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .
  • Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.
  • Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili ishte i parkuar në rrugë.
  • Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej