Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Zjarr në Sazan, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

Nga Rexhina Biba 0

Një zjarr ka rënë sot paradite në ishullin e Sazanit. Zjarri ka rënë në pjesën lindore të ishullit, ku është dhe zona me pisha, raporton Top Chanel.

Zjarri po merr përmasa të mëdha, duke u favorizuar dhe nga era e fuqishme që ka ishulli i Sazanit. Fikja e zjarrit në ishull është e pamundur, pasi mjetet dhe njerëzit nuk mund të shkojnë.

Shefi i zjarrfikësve të Vlorës shprehet se duhet mjet detar për të shkuar në ishull. Po ashtu, dhe deti është shumë i trazuar për të shkuar atje. Zjarri vazhdon duke djegur pishat dhe mundësia e vetme për fikjen e tij është shiu.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej