Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zjarr gjigand në Kashar, shpërthime të fuqishme brenda fabrikës (Film)

Nga Media 0

Një re gjigande tymi e dukshme thuajse në të gjithë Tiranën, ka alarmuar kryeqytetin mëngjesin e kësaj të diele. Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një fabrikë riciklimi duke shkaktuar panik në zonë.

Zjarri vijon të jetë aktiv ndërsa duket e vështirë ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë fikjen e tij. Ndërsa zjarri avancon shpërthime të vogla ndodhin në ambientet e fabrikës.

Nuk raportohet të kete të lënduar, ndërsa nga zjarri rrezikohen banesat dhe bizneset përreth. Banorët janë larguar nga zona e rrezikut, ndërsa mbi shkaqet e zjarrit nuk ka ende asnjë detaj.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri dhe në të dyja rastet ka pasur dëme të shumta materiale.

Banorët e zonën shprehin shqetësim për situatën duke pretenduar se zjarri rrezikon banesat e tyre, përveç ndotjes që është tejet e madhe për shkak të djegies së plastikës.

Kreu i zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Gonxhaj, deklaroi se për momentin, forcat e fikjes së zjarrit po përqendrohen për të parandaluar përhapjen e flakëve në magazinën ngjitur të fabrikës së riciklimit. Ai shtoi se kompania nuk ka marrë masa për sistemin e mbrojtjes nga zjarri.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej