Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Zhvendosja e nënstacionit, OSHEE: Ndërprerje në disa zona

Nga Klodiana 0

OSHEE_tr

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se përgjatë 24 orëve në vijim mund të ketë shkëputje të vogla në disa zona të kryeqytetit.

Sipas OSHEE, bëhet fjalë për zona në qendër të kryeqytetit si rruga “Dervish Hima”, rruga “Qemal Stafa”, pranë Gardës, rruga “Dora Distria”, rruga e Elbasanit, rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë TVSH-së, rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”, rruga “Vaso Pasha”, “Lidhja e Prizërenit” dhe bulevardi “Zogu i Parë”.

OSHEE njofton se brenda fundjavës të gjitha fidrat që furnizojnë qendrën e Tiranës do të jenë të lidhura dhe situata do të normalizohet.

Ndërkohë, 80% e konsumatorëve që marrin energji nga ky nënstacion po furnizohen normalisht. Zyrtarisht, punimet për nënstacionin qendër duhet të përfundojnë brenda 15 dhjetorit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>