Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zhgënjimi i Juventusit, Allegri: Nuk bëmë atë që duhej, goli na tronditi

Nga Klodiana 0

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri, ka folur për “Sky Sport” në përfundim të ndeshjes së barazuar 1-1 në fushën e Ajax-it, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Për Rugani-n në vend të Chiellini-t: “E dija se do të luante mirë, sepse ai është një nga mbrojtësit më të mirë në Itali. Është i jashtëzakonshëm, duhet të përmirësohet vetëm në ndërtimin ne aksioneve”.

Për kundërshtarin: “Ajax është në çerekfinale, luan shumë mirë dhe sulmon me shumë lojtarë. Kanë bërë një presing të vazhdueshëm dhe kanë krijuar shumë hapësira, por ne nuk kemi arritur t’i godasim në kundërsulm siç duhet të kishim bërë”.

Për golin e pësuar: “Nuk kemi qenë të shpërqendruar te goli i pësuar, por e pësuam menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë dhe kjo i ka dhënë zemër Ajax-it, ndërsa ne ishim pak të tronditur”, ka thënë Allegri.

Për Ronaldo-n: “Edhe këtë herë ka treguar se është në një nivel tjetër, lëvizjet e tij janë të ndryshme nga çdo lojtar tjetër”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej