Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Zgjohet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe akuzon rëndë Bashkinë e Durrësit

Nga Rexhina Biba 0

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, do të marrë pjesë në dëgjesën publike të sotme të organizuar nga Bashkia Durrës, për të shfrytëzuar çdo mundësi, qoftë edhe të vonuar, për të frenuar shkatërrimin e mëtejshëm të Durrësit arkeologjik. Pavarësisht kësaj, Forumi këmbëngul që ligjet zbatohen dhe nuk diskutohen nëpër dëgjesa publike. Sepse ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “A”, nuk lejohet asnjë punim nëntokësor dhe mbitokësor përveç shtresave rrugore. Ndërsa në fakt, zona “A” është mbjellë me pilota betonarmeje deri 10 metra thellësi. Atëherë, çfarë do sqarojnë në dëgjesë Bashkia Durrës, kur pjesë e pilotave janë ngulur mu mbi muret ende të padokumentuara.

Ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “B”, nuk lejohet asnjë lloj punimi pa përfunduar gëmimi arkeologjik. Atëherë, çfarë do sqarojnë në dëgjesë Bashkia Durrës, kur në zonën B, punimet vazhdojnë me rritme frenetike, pavarësisht vendimit (po aq të vonuar) të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për t’i ndaluar ato.

Në gjithë këtë histori, ku Bashkia po bën zhurmën e saj për t’u fshehur pas relacioneve konfuze të institucioneve që s’kanë bërë detyrën, bie në sy i munguari i madh: Ministria e Kulturës e Republikës sonë. Atëherë për çfarë vlen kjo dëgjesë publike, kur të gjithë vendimmarrësit i janë fshehur publikut dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për muaj të tërë, derisa thesaret e nëntokës të dilnin në pah me gjithë madhështinë e tyre, ndonëse të masakruara nga eskavatorët? Forumi kërkon me forcë:

E para, ndërprerjen e vërtetë dhe të menjëhershme që tani të punimeve në të gjithë zonën A dhe B të interesuar.

E dyta, zbulimin e të gjith sitit, riheqjen e të gjitha shtresave zhavorre, dhera, betone e të tjera, në mbi 70% të sipërfaqes së këtij siti, i cili është gërmuar me eksavator.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej