Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Zgjedhjet në SHBA/ Protestë topless kundër Trump. Kandidati “dyshon” te vota e gruas

Nga Rexhina Biba 0

Dy vajza topless janë arrestuar mëngjesin e së martës,teksa kanë protestuar kundër Donald Trump, para se kandidati për president të votonte në qendrën e votimit në Manhattan, Nju Jork.

Video e publikuar në Twitter nga drejtori i revistës People, Sharon Clott Kanter, tregon se si dy të reja brohorasin “Jashtë nga vendvotimet tona zoti Trump. Jashtë nga vendvotimet tona!”, madje pati dhe thirrje aspak etike.

Trump nuk ishte në dhomë kur ndodhi incidenti. Protesta e vajzave ishte përgjigje e deklaratave vulgare të republikanit në vitin 2005 në lidhje me femrat.

Ndërkohë përdoruesit online kanë nisur të ironizojnë një foto e cila tregon Trump duke hedhur sytë te fleta e votimit të gruas së tij , Melanie, gjë që të bën të mendosh se kandidati “dyshon” se për kë do të votojë ajo.

1478622681cwwmwv8uoaafxru

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>