Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Zgjedhjet në Kolonjë/ ASHE: PD krijon alibinë për humbjen e radhës

Nga Rexhina Biba 0

kolonje-votim

Shtabi zgjedhor i kandidatit të ASHE për kryetar bashkie Ilia Stefo, në një deklaratë drejtuar mediave ka dënuar çdo përpjekje për dënimin e procesit zgjedhor sot në Kolonjë.

Nga ana tjetër ASHE ka pohuar se Partia Demokratike kërkon të krijojë alibinë për humbjen e radhës.

Deklarata e plotë
Dënojmë çdo përpjekje për dëmtimin e procesit zgjedhor në Kolonjë. Shtabi zgjedhor i kandidatit të ASHEE, njëkohësisht i kryetarit të ardhshëm të bashkisë Kolonjë Ilia Stefo, falenderon të gjithë popullin e Kolonjës për mbarëvajtjen e fushatës dhe procesit që po zhvillohet gjatë të ditës së sotme. Pjesëmarrja deri tani ka qenë shumë e kënaqshme. Një falenderim të veçantë meritojnë Kolonjarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Greqi, të cilët erdhën për të dhënë mbështetjen e tyre për projektet zhvilluese të Kolonjës. Ne jemi të bindur që vullneti i votuesve është në mbështetje të plotë të Ilia Stefos dhe të Aleancës për Shqipërinë Europiane.
Ky vullnet nuk mund të cënohet nga ndonjë rast i izoluar dhune, që ka për inspirim urdhrat nga Tirana të Partisë Demokratike për të dëmtuar standardin e zgjedhjeve dhe të zbatuara nga mercenarë të ardhur nga qytete të tjera të Shqipërisë. Populli i Kolonjës është një popull që shquhet për mikëpritjen, vlerat, traditën, kulturën; dhe jemi të bindur se nuk do të provokohet nga prezenca e këtyre mercenarëve të dhunshëm. Ne dënojmë çdo përpjekje për dëmtimin e procesit zgjedhor nga kushdo qoftë dhe i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të heqë dorë nga deklaratat e papërgjegjshme përmes të cilave kërkon të krijojë alibinë për humbjen e rradhës, ndërkohë që është shumë ë rëndësishme që votuesit të vazhdojnë t’i drejtohen qendrave të votimit për t’i dhënë Kolonjës drejtimin e duhur dhe në shërbim të Kolonjarëve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>