Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-ministrin Saimir Tahiri

Nga Media 0

Zgjaten sërish me tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas dy shtyrjesh të mëparshme, prokuroria as nuk e ka dërguar për gjykim ish ministrin Tahiri, as nuk ka pushuar çështjen ndaj tij.

Në momentin kur pritej që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vendoste mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, hetimet u shtynë sërish.

Saimir Tahiri akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.

Afati i hetimeve nga zgjatja e fundit përfundon në 17 janar. Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia Italia dhe Mal të Zi, por pritet që të vije edhe përgjigjia e një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

Në këto vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

 

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej