Ka than' i moçmi: 

"Besa, pra, mund të ketë shumë në këtë botë, atdheu është vetëm një."

- Çajupi

Zerva e kishte të shkruar në ballë që ishte SS

Nga Arben Llalla 0

Nga Arben Llalla

Ushtria EDES drejtohej nga Napoleon Zerva asnjëherë nuk luftoi kundër ushtrisë italiane apo gjermane gjatë vitëve të Luftës së Dytë Botërore.

EDES dhe Zerva gjatë periudhës 1941-1944 luftuan kundër partizanëve të EAM-ELAS. Të vetmen ngjarje kundër ushtrisë gjermane, EDES ka hedhjen në erë të Urës Gorgopotamo, ku morën pjesë ushtarë britanikë, partizan të EAM-ELAS dhe EDES, më 25-26 nëntor 1942.

Kapelet e gardianëve gjermanë të SS

Që EDES dhe Napoleon Zerva kanë bashkëpunuar me gjermanët, kjo tashmë është e vërtetuar, por sot ne do sjellim fakte se kapelet që mbanin disa nga drejtuesit e EDES ishin të ngjashme me ato që mbanin gardianët gjermanë të SS. Dhe interesant është fakti që Zerva dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në kapelet e tyre nuk kishin asnjë shenjë dalluese si fjala vjen yll, kryq apo emblemën e Mbretërisë së Greqisë, shenja që mbaheshin nga grupet e rezistencës. Por, përse Zerva nuk mbante asnjë shenjë në kapelen e tij? Përse kapelet e drejtuesve të EDES janë të njëjta me ato të gardianëve gjermanë të SS?

Dallohet qartë se kapelja e Zervës dhe gjermanëve të SS janë identike, nga dy kopsat dhe modeli, i cili nëse zbërthehen dy kopsat ajo bëhet kapele me strehë.

Zerva pas genocidit që kreu mbi popullsinë shqiptare në Çamëri u bë ministër i brendshëm i Greqisë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej