Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zbulohen masat e policisë për protestën e nesërme, thirrja për gazetarët

Nga Klodiana 0

Gjatë ditës së nesërme opozita pritet të mbajë protestën e paralajmëruar në 16 Shkurt, ndërsa Policia do të ndërmarrë masa të njëjta me ato që u përdorën të shtunën: gaz lotsjellës. Nga burime policore bëhet me dije se do të jenë rreth 1500 policë që do të angazhohen në protestë.

Në rreshtin e parë përballë protestues pritet që të vendoset një kordon i përbërë nga punonjësit e rendit dhe ata Shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në bulevardin “Zhan Dark” dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Po ashtu pranë godinës së Kuvendit në gadishmëri do të qëndrojë dhe Garda e Republikës, e cila në rast se nga ana e protestuesve do të ketë tentativa për të hyrë në Parlament dhe për të berë akte dhune do të përdorë gaz lotsjellës. Për këtë arsye nesër do të ketë kontroll të rreptë për këdo që do të futet në ambientet e brendshme të Parlamëntit, duke kërkuar mjetet e identifikimit.

Që të mos shkaktohen probleme nga gazi, Garda ka kërkuar që gazetarët dhe punonjësit të marrin masa për tu ruajtur nga gazi. Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”. Autobusët si herën e parë s’do lejohen në qytet. Të ardhurit nga Veriu do ndalohen tek “Asllan Rusi”, kurse të ardhurit nga Jugut tek Ekonomiku.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej