Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Zbulohen detaje në brendësi të iPhone 8, bateria është më e vogël

Nga Klodiana 0

Ka mbërritur më në fund edhe ç’montimi i iPhone 8-ës, një traditë kjo e iFixit. Ndërsa mungojnë surprizat e shumta, janë disa detaje në brendësi të telefonit të Apple që nuk do të donit ti mungoni.

Esencialisht telefoni është ai që mund të keni pritur, një iPhone 7 me një xham të pasmë. Pjesët janë të ngjashme me iPhone 7-ën gjithashtu ndërsa këtë herë Apple ka implementuar ca vida speciale.
Paneli i pasmë është edhe më i vështiri për tu aksesuar sepse mund të thyhet lehtësisht dhe nuk do të donit duke pasur parasysh se kapaku në fjalë bart me veten teknologjinë e ngarkimit wireless.

Bateria është më e vogël sesa iPhone 7-ës. Realisht nuk duhet të përbëjë shumë diferencë duke qenë se Apple ka përmirësuar efikasitetin.

Moduli i kamerës së pasme është më i mirë vendosur në një telefon. Duke qenë më i madh ai lë më shumë hapësirë për dritën dhe si rezultat cilësinë e imazheve.

Mos harroni të falënderoni Sony sa herë që mendoni se foto e iPhone 8-ës janë të mrekullueshme.

/PCW

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej