Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Zbulim i ri arkeologjik, u ndesh gjatë punimeve të TAP në Berat

Nga Media 0

Ndërtimi i gazsjellësit TAP ka nxjerrë në dritë një sit arkeologjik të panjohur më parë, të shtrirë në kohë, ku shtresa më e hershme daton nga shekulli VI pas Krishtit. Zbulimi është bërë shumë pranë Beratit, në fshatin Fushë-Peshtan.

“Ky është një sit vërtet shumë i rëndësishëm. Ka një diapazon të gjerë në kohë. Faza më e hershme e tij fillon në shekullin VI të Erës Sonë, në një kompleksitet jo vetëm strukturash ndërtimore, por edhe objektesh me karakter publik siç është objekti religjioz i kapelës, apo kishës së antikitetit të vonë, apo si një objekt tjetër me natyrë publike siç është banja që i përket një faze më të vonë”, deklaron Lorenc Bejko, ekspert i trashëgimisë.

Ky është një nga sitet më të mëdha e më komplekse që ka ndeshur korridori i ndërtimit të gazsjellësit TAP në Shqipëri.

“Zbulimi i një siti të tillë na ka vënë përpara një situate jo vetëm për ta gërmuar e dokumentuar, por edhe për të gjetur zgjidhjen e ndërtimit të gazsjellësit nëpërmjet devijimit dhe ridizajnimit të projektit original”, thotë Bejko.

Pas zbulimit të këtij siti, Këshilli i Restaurimeve dhe Ministria e Kulturës janë ata që do të marrin në duar fatin e tij të mëtejshëm, së bashku me sfidat e shumta që siti paraqet, si:

Erozioni për shkak të terrenit të pjerrët, pronësia mbi tokën, aksesi për të sjellë vizitorë potencialë në këtë vend dhe aftësia për t’u administruar nga institucionet lokale në një periudhë aftagjatë.

/TCH/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej