Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

“Zbritja e njeriut në Hënë, mashtrim”, mbështetësit e teorisë: Kemi prova

Nga Media 0

Nga momenti që njeriu i parë ka ecur mbi hënë, në 1969-ën, teori të shumta konspirative kanë dalë për ta cilësuar arritjen më të madhe të njerëzimit, si një mashtrim.

Së fundmi në një video të publikuar online dallohet një foto, e marrë nga njëri prej astronautëve në fluturimin e Apollo 17 në dhjetor 1972.

Në këtë video shpjegohet se në reflektimin e kaskës së astronautit dallohet një tjetër person. E sipas tyre personi që dallohet në reflektim nuk ka veshjen e astronautit, çka do të faktonte se pamjet nuk janë realisht nga hëna.

Në misionin e NASA-s më dhjetor 1972, Eugene Cernan dhe Harrison ‘Jack’ Schmitt kaluan 22 orë mbi sipërfaqen e hënës, ndërsa kolegu i tyre, Ronald Evans, ndodhej në orbitë.

E nëse qëndrimi i tyre në hënë, sipas shpjegimit në video, nuk ka ndodhur, edhe për fluturimet e tjera atëherë rritet dyshimi nëse realisht kanë ndodhur apo jo.

“Zbritja e njeriut në Hënë, mashtrim”, mbështetësit e teorisë: Kemi prova – VIDEO

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej