Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Zbardhet i plotë projekti për rritjen e pagave

Nga Skenderi 0

pagat

Projekti, arsimi, shëndetësia dhe policia rritje page me 10%, administrata 7%, paga minimale rritet 36% më 2017…

Qeveria ka detajuar politikën e për rritjen e pagave të administratës. Projekti tashmë është gati për në Kuvend si pjesë e projektbuxhetit të vitit 2017

Rritja e mesatare e pagës për sektorët kryesore arsimin, shëndetësinë dhe policinë e shtetit do të jetë me 10 për qind, ndërsa për punonjësit e administratës qendrore 7%. Kosto vjetore për këtë rritjen është 7.5 miliardë lekë, por duke qenë se kjo politikë do të aplikohet në muajin mars kosto reale ne buxhetin e 2017 nga kjo rritje do të jetë 6.2 miliardë lekë.

Nga kjo rritje do të përfitojnë 110 000 punonjës, nga të cilët 81 mijë punonjës janë buxhetorë dhe rreth 29 mijë punonjës të tjerë janë mjeke, infermierë dhe punonjës mësimorë të universiteteve publikë.

Politika e rritjes së pagave do bëhet e diferencuar duke i dhënë prioritet kryesisht pagës minimale, pagës në sistemin arsimor dhe shëndetësor, pagës së administratës publike si dhe pagës së punonjësve në sistemin e Policisë së Shtetit.

Paga minimale do të rritet me 36.3 % ose me 8 000 lekë/muaj. Numri total i përfituesve nga rritja e pagës minimale në administratën buxhetore për vitin 2017 është rreth 6 900 punonjës dhe fondi i nevojshëm nga kjo rritje është rreth 1 miliardë lekë në vit.

Rritja e pagës në sistemin arsimor publik parauniversitar dhe universitar do të jetë me 10%. Numri i përfituesve është gjithsej 38 000 punonjës mësimorë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 1.8 miliardë lekë.  Gjithashtu, kjo rritje page do të financohet nga buxheti i shtetit edhe për 8000 punonjës të tjerë mësimore që janë në varësi të bashkive , duke shtuar financimin e grandit në masën 500 milion lekë.

Rritja e pagës në sistemin shëndetësor publik do të jetë 10%. Numri i përfituesve është gjithsej 18 500 mjekë dhe infermierë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 1.5 miliardë lekë, sqaron Ministria e Financave.

Rritja e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit do të jetë me 10%. Numri i përfituesve është rreth 10 000 punonjës policie dhe fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 800 milionë lekë.

Ndërsa rritjen e pagës së nëpunësve të Administratës Publike mesatarisht me 7%.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>