Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Zbardhet pasuria e kryeministrit Rama. Ben Blushi një deputet i kamur

Nga Klodiana 0

Zbardhen pasuritë e ligjvënësve shqiptarë. Vetëm 104 deputetë kanë deklaruar të ardhurat e tyre, veç profesionit si deputetë.

Politikani më i paguar për nga deputetetët gjatë vitit 2015 është Anastas Angjeli, i cili nga detyra e tij si deputetë ka fituar 2.6 milion lekë dhe të ardhura të tjera për ushtrim profesioni rreth 2.9 milionë lekë.

Njeriu që ka fituar më shumë të ardhura nga interesi i depozitave bankare, letra me vlerë dhe obligacione është Ben Blushi me 2. 437.986 lekë.

Në krye të të ardhurave nga biznesi dhe sipërmarrja rezulton deputeti Tom Doshi me 111 milionë lekë.

Nga publikimet dhe e drejta e autorit, Edi Rama kryeson listën me 2 milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë lekë.

Për sa i përket pagave të  zonjave listën e kryeson bashkëshortja e Anastas Angjeli.

Të ardhura nga detyrime të shlyera nga të tretë , këtë listë e kryeson Omer Mamo.

Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Dade, Ruçi, Baraj, Shalsi, Xhafaj dhe Braçe kanë përfitime të kategorive nga vendimet gjyqësore.

Në përllogaritjen totale të secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë më të pasurit janë Tom Doshi, Anastas Angjeli  dhe Sali Berisha.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej