Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Zagani: Tahiri nuk arrestohet pasi mund të rrëzohet qeveria

Nga Media 0

Pas publikimit të përgjimeve të bandës së trafikut të drogës së drejtohej nga Habilajt dhe nisjes së hetimeve për ish-ministrin Tahiri, ka folur për mediat italiane Dritan Zagani. Ish-kreu i Antidrogës së Fierit shprehet për “Meridianews” se italianët i kanë bërë dhuratën më të bukur në botë me zbulimin e përgjimeve. “Italia më ka bërë dhuratën më të bukur në botë.”

Dritan Zagani ndodhet në Zvicër ku ka fituar azil politik, ndërsa akuzon autoritetet shqiptare. “Jam larguar nga Shqipëria e mbi 4 vjet jam nën akuzë pa u bërë kurrë një seancë gjyqësore kundër meje.”

Dritan Zagani tregon sesi zbuloi Habilajt që trafikonin drogë dhe armë drejt Italisë. “Në vitin 2014 po hetoja një grup trafikantësh të lidhur me kushërinjtë Habilaj. Një grup shumë i fuqishëm që trafikonte kokainë dhe armë. Gjithashtu kisha përgatitur një informacion, por pastaj më futën në burg. Gjatë hetimit unë pashë edhe Audi”-in e famshëm që më pas mësova se ishte i ministrit Saimir Tahiri. Vura re se ishte përdorur për të bërë udhëtime të dyshimta, por ankesat e mia nuk u dëgjuan”, tha ai.

Sipas mediave italiane, Shqipëria mbetet kanali i privilegjuar i trafikut të marijuanës në Siçili. Ndërsa Zagani tregon sesi trafikohej droga nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion, por dhe përmes detit. Gjatë kësaj periudhe u transferova dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim me avion mund të transportohej vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë”, tha ai.

Në fund ai është pyetur edhe për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, ndërsa ka deklaruar se Kuvendi nuk do të votojë një gjë të tillë. “Parlamenti shqiptar do të votojë kundër, pasi Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet, pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare”, përfundoi ai.

/report-tv.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej