Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Zaev: Zgjidhja e mundshme për emrin përpara takimit të Këshillit të BE-së

Nga Klodiana 0

“Patjetër që kemi të kujdesshëm dhe kreativ në gjetjen e zgjidhjes për emrin. Është shumë me rëndësi kornizë kohore për sjelljen e vendimeve”, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

“Ndoshta zgjidhja përfundimtare do të jetë e lidhur me votën e Maqedonisë, si qytetarë, duke i dhënë sovranitetin tonë BE-së, në të cilën dëshirojmë të jemi anëtar dhe pastaj hapet edhe Kushtetuta, ndoshta këtu është zgjidhja, sepse ne e dimë se Greqia kërkon të dyja ndryshimi i Kushtetutës, për shkak se e dini që Greqia kërkon edhe ndryshimin e Kushtetutës, për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues. Jam i bindur se kreativiteti do t’i gjejë këto zgjidhje”, thotë kryeministri Zaev.

Në pyetjen nëse akoma është optimist se problemi me Greqinë do të zgjidhet para samitit të BE-së në qershor, ai tha se është optimist dhe se optimizmi e udhëheq atë dhe se është me rëndësi të madhe të shikojë me guxim, kujdes dhe në esencë në këtë proces.

“Unë jam i bindur, kur kemi arritur në këto shkallë, atëherë është e mundur edhe zgjidhja para samitit të Këshillit të Bashkimit Evropian”, shtoi më tej Zaev.

/Rel/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej