Ka than' i moçmi: 

 "Unë dua të rroj gjersa ta shoh të bukurë të dashurën Shqipërinë tonë, të lirë e të madhe dhe pastaj me gëzim le të vijë vdekja"

                                                                                        -Jeronim De Rada

Zaev: Ligji për gjuhët nuk do të dëmtojë askënd

Nga Media 0

Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do e dëmtojë askënd. Lëreni që të zbatohet e më pas do bindeni”. Me këto fjalë kryeministri Zoran Zaev i është drejtuar opinionit duke përsëritur se miratimi i Ligjit për gjuhët bazohet në Rregulloren e Kuvendi dhe në Kushtetutën e Maqedonisë. Sipas tij, zgjidhja e vetme që të zhbllokohej Kuvendi, ka qenë që të hidhen poshtë 36 mijë amendamentet jo-kushtetuese që bllokuan punën në institucionit ligjvënës.

Ajo që është e rëndësishme dhe që duhet të theksohet është se ne jemi një shtet multietnik. Është shumë e lehtë që të mbillet fara e nacionalizmit në këtë shtet, por çështja është se si të ndërtojmë një shoqëri që të gjithë të jetojnë të barabartë. Apelojë që të mos pengohet ligji, le të jetojë ligji, le të sheh dritë të bardhë, le ta shohin të gjithë se ligji nuk është dhimbje për vdekje”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

VMRO-ja opozitare ndërkohë vazhdon të mbajë qëndrim se Ligji për gjuhët bie ndesh me Kushtetutën dhe se mënyra se si është miratuar, duke anashkaluar amendamentet, është gjithashtu në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit. Sipas saj, shpallja e ligjit në Gazetë zyrtare pa nënshkrimin e presidentit, paraqet vepër penale.

Ligji për dygjuhësi, kështu siç është, nuk guxon të hyjë në fuqi. Përkundër asaj që është jo-kushtetues dhe i papranueshëm, i njëjti do të shkaktoj humbje të madhe politike dhe ekonomike. Qëndrimi i presidentit që të mos e nënshkruaj dekretin për shpallje të cilit do ligj jo-kushtetues, është i vetmi akt shtetërorë dhe hap ligjor që mund të ndërmerret. Cila do shpallje e ligjit në Gazetën zyrtare, tërheq përgjegjësi penale – u shpreh Orce Gorgievski, Anëtarë i KQ të VMRO-DPMNE-së.

Nga Gazeta zyrtare e Maqedonisë mohojnë që të ketë mbërri ndonjë letër nga Parlamenti. Ata nuk duan të komentojnë në lidhje me shpalljen e ligjit, por thonë se do veprojnë në bazë ligjore.

Gazeta Zyrtare e Maqedonisë

Ne nuk duam të komentojmë gjërat që janë të rregulluara me Kushtetutë. Nga Parlamenti ende nuk ka arritur asnjë dokument në lidhje me publikimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Në momentin kur do arrijë diçka nga Kuvendi, do të veprojmë në bazë të ligjit.”

Nga Presidenca heshtin lidhur me pyetjet që Alsat-M i dërgoi për përplasjet mes partive dhe si do të vepronte presidenti nëse ligji shpallet pa firmën e tij. Sipas ekspertëve, Ivanov ka 8 ditë afat që të nënshkruaj dekretin për ligjin, që nga dita e miratimit të të njëjtit në lexim të tretë nga Kuvendi.

http://fax.al/read/article/17505854/zaev-ligji-per-gjuhet-nuk-do-ta-demtoje-askend

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej