Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Xhufi: Çamëria kontribuese e madhe për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë

Nga Media 0

shpallja-e-pavar-euml-sis-euml-ngjarjet-sipas-kronologjis-euml_hd

Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati,  janë nënshkrues të deklaratës së pavarësisë nga treva e Çamërisë.

Treva e Çamërisë kanë qënë një nga vatrat e kryengritjeve të viteve 1910-1912. Janë patriotët çamë Muharrem Myshiti, Musa Demi e shumë të tjerë, të cilët na vijnë në historinë tonë si kontribues të jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Kontributi i trevës së Çamërisë, për pavarësinë e Shqipërisë është i vlerësuar gjërësisht”, thotë historiani Pëllumb Xhufi. Janë firmëtarët e pavarësisë nga Çamëria që e përligjin këtë kontribut të kësaj treve për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati; janë nënshkrues të deklaratës së pavarësisë nga krahina e Çamërisë.

rexhep-demi

Shqiptarët e Çamërisë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në çdo ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Veçojmë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ku spikat figura e Abedin Pashë Dinos që në shkurt të vitit 1878 në krye të 2400 luftëtarëve pati mposhtur bandat greke në luftën e famshme të Lëkurësit. Në Kuvendin e Vlorës, Çamëria kishte përfaqësuesit e saj Tahir Mete, Jakup Veseli, Veli Gërra e Rexhep Demi për të shprehur vullnetin për pavarësinë e atdheut. Ishte biri tjetër i Çamërisë, Rasih Dino, i cili në krah të Plakut të Vlorës mbrojti në kancelaritë europiane pavarësinë e saposhpallur.

Kjo tokë nuk kish lindur vetëm luftëtarë, por edhe dijetarë, njerëz të shkencës, mendimit, artit e letrave shqipe, duke përmendur humanistin e shenjtorin Maksim Artioti, Hasan Tahsinin e madh, Elena Gjikën, Kolë Idromenon, Mitrush Kutelin, Salih Çekën, Bilal Xhaferrin e dhjetëra të tjerë.

Shqiptarët e Çamërisë ishin pjesëmarrës aktivë në Luftën Antifashiste. Në formacionet luftarake në të dyja anët e kufirit morën pjesë mbi një mijë bij e bija të Çamërisë dhe një pjesë prej tyre dhanë edhe jetën, çka hedh poshtë çdo justifikim për barbaritë që hordhitë greke luajtën në shpinë të popullsisë së pambrojtur shqiptare. Në muajt e tmerrit, zervistët provuan mbi popullsinë e pafajshme aktet më të tmerrshme të urrejtjes dhe ligësisë njerëzore, për të realizuar atë që me kohë kishin planifikuar.

deklarataemvehtsisorigj

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>