Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Xhongler topash në semafor, por kap kontratën e jetës (film)

Nga Klodiana 0

Futbolli ofron shpesh histori magjike dhe shumicën prej tyre e shijojmë në fushat e blerta. Megjithatë ndonjëherë mjafton një top për të hapur dyert e mundësive. Është kjo historia e një djaloshi nga Paraguai, i cili fitonte bukën e gojës për vete dhe familjen duke bërë xhonglerin në rrugë. Ai është 14 vjeç, jeton në Asunsion të Paraguait dhe quhet Ivan Genes.

Varfëria e familjes e detyroi të braktisë shkollën, për të fituar ndonjë qindarkë falë aftësive të tij me topin. Në një nga ditët e tij të zakonshme, në një semafor të Asunsionit, ai u filmua nga një kalimtar, dukshëm i habitur nga cilësitë e djaloshit, i cili ofronte gjithfarë lëvizjesh pa lejuar topin të prekte tokën. Pikërisht, video ku 14- vjeçari shpalos talentin u publikua disa ditë më pas në rrjet dhe që aty një mori klikimesh vijuan për të treguar vlerësimin për adoleshentin e panjohur dhe zhonglimet e tij.

Buja e madhe në internet, mes të tjerëve, tërhoqi vëmendjen e mediave me djaloshin që pranonte simpatinë e tij për ekipin e Guaranit. Një agjent i klubit në fjalë, pasi pa në televizor intervistën, i mundësoi menjëherë një provim, të cilin Ivani e kaloi pa problem duke përfituar edhe një kontratë të rregullt.

Agjenti Regis Markes deklaronte i lumtur, pas provës së djaloshit, se tani gjithçka varej nga talenti dhe dëshira… e të mendosh që Ivani si qëllim kryesor përpara kamerave shprehu dëshirën për t’i blerë rroba të reja vëllait të vogël. Tani e pret ëndrra e madhe!

/panoramasport

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej