Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Xherdan Shaqiri mes 10 lojtarëve me më shumë trofe

Nga Klodiana 0

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është në mesin e futbollistëve me më shumë trofe të fituar gjatë karrierës së tij. Deri tani, zvicerani me origjinë shqiptar i ka fituar 13 trofe ku ka luajtur në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Angli.

Megjithatë, trofeu i parë në Angli mund të vijë për Shaqirin në sezonin e tij të katër në këtë ligë, pasi që Liverpooli është në rrugën drejt titullin të Premierligës.

Nëse skuadra e Jurgen Kloppit arrin ta mbajë vendin e parë në ligë deri në maj, atëherë në kabinetin e Shaqirit do të shtohet edhe një medalje e artë.

Shaqiri ka baras trofe të fituar me Nicolas Otamendin dhe David Silvën, ndërsa vetëm shtatë futbollistë kanë më shumë medalje të arta se ai. Këta lojtarë janë: Alexis Sanchez (14), Claudio Bravo (15), David Luiz (17), Stephan Lichtsteiner (17), Lucas Moura (18), Fernandinho (20) dhe Pedro (25).

Trofetë e Shaqirit:

Swiss Super League 2009/10, 2010/11, 2011/12,

Swiss Cup 2009/10, 2011/12,

Bundesliga 2012/13, 2013/14,

DFB-Pokal 2012/13, 2013/14,

DFL-Supercup 2012,

UEFA Champions League 2012/13,

UEFA Super Cup 2013,

FIFA Club World Cup 2013

Shaqiri i ka bërë gjithsej 22 ndeshje me Liverpoolin këtë sezon, 17 prej të cilave në Premierligë. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur t’i shënojë gjashtë gola dhe t’i bëjë 3 asiste.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej