Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Xhafaj: Kërkesa e Bashës për vettingun, absurde

Nga Skenderi 0

‘Kjo ishte gjëja më absurde që kisha dëgjuar ndonjëherë, që partitë paskan fuqi të zhbëjnë Gjykatën Kushtetuese”

Kështu është shprehur Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për rinegocim të ligjit të vettingut.

Xhafaj gjithashtu u shpreh se “PD e bëri kauzë në Kushtetuese për të bllokuar procesin Vettingun dhe sot kërkon që të mblidhen dy partitë që t’i thonë Gjykatës se biem dakord”.

“Çështja është në Gjykatë, pavarësisht se nuk jam i bindur me vendimin e Kushtetueses për ta pezulluar, gjithsesi respektoj institucionin dhe po presim me qetësi opinionin e Komisionit të Venecias, i cili javën e ardhshme do të jetë publik. Shpresoj që Gjykata ka qenë serioze në pyetjet e dërguara në Kushtetuese dhe po ashtu të respektojë opinionin e Venecias”, u shpreh Xhafaj.

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>