Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Washington Post publikon foton pikante nga protesta

Nga Klodiana 0

Gazeta e njohur amerikane,Washington Post, ka publikuar edhe një foto pikante nga protesta e opozitës të zhvilluar pasditen e sotme.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se opozita në Shqipëri ka disa muaj që proteston kundër keqqeverisjes e korrupsionit së pushtetit.

“Partitë e opozitës shqiptare janë mbledhur në kryeqytetin- Tirana, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në Tiranë, në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’, me postera dhe slogane antiqeveritare, duke hedhur shashka dhe tymuese mbi policinë. Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të godinës qeveritare, por nuk u përpoqën që të hapnin dyert e saj”.

“Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, diçka që mohohet nga qeveria. Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për rotacion të menjëhershëm politik, duke kërkuar një kabinet tranzitor për Ramën. Ai kërkoi edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej