Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Vuthaj, fshati në zemër të alpeve, me bukuri dehëse

Nga Media 0

Nga Nëntor Oseku

Është një fshat në zemër të alpeve, me bukuri dehëse, me veçori tipike shqiptare. Sipas albanologut, Prof. Dr. Eqrem Çabej ky emërvend është zgjërim i fjalës “vuna”, “vura”, “vu”, “vënë”, “I vutë”, “vend i vuntë”, vend i sheshtë, fushë e vogël.

Vuthaj kufizohet: Tropojën (Malësi e Gjakovës), Thethin (Dukagjin), Lëpushën (Bjeshkët e Kelmendit), Krojet e Ali Pashës me Gucinë dhe Plavën.

Popullsia e fshatit Vuthaj ka ruajtur me besnikëri edhe në ditët e sotme karakteristikat thelbësore të identitetit shqiptar.

Dhjetëvjeçarëve të fundit popullata e Vuthajve vazhdimisht ka lëvizur, qoftë në Kosovë, apo ka emigruar në SHBA dhe vende të tjera perëndimore. Shkëputja fizike e banorëve të këtij fshati vërtet ka ndodhur, por jo edhe lidhja shpirtërore me të.
Ndërtimi i mbi 300 shtëpive të reja më së miri dëshmon lidhjen e banorëve të këtij fshati me truallin e të parëve.

Mjedisi i mrekullueshëm i kësaj zone, përfshirë Syrin e Kaltër dhe burimet e Ali Pashës kanë filluar të ngjallin interesimin e turistëve.

Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, Austria e pati hapur shkollën shqipe, ku dha mësim Josip Rela, shkrimtari i shquar i Arbëreshëve të Zarës.

Familjet më të njohura të fshatit Vuthaj janë:Ahmetaj, Bruçaj, Çelaj, Dedushaj, Goçaj, Gjonbalaj, Kukaj, Qosaj, Ulaj,Vuçetaj dhe Vukaj.

Nga ky fshat kanë dalë emra të njohur të artit dhe shkencës mbarëkombëtare, si: Akademik Rexhep Qosja, regjisori Isa Qosja, Prof. Dr. Isuf Dedushaj, Prof. Dr. Jusuf Ulaj, Prof. Dr. Halil Ahmetaj, gazetari i mirënjohur Zenun Çelaj, vëllezërit Ahmet e Bashkim Ulaj, biznesmen të njohur në Shqipëri, etj

Gjatë vizitës të fshatit Vuthaj pata kënaqësinë ta vizitoj shtëpinë e miqve të familjes sonë, Qazim dhe Vjollca Dedushaj, familje atdhetare, arsimdashëse me bujari të rrallë. Në truallin e kësaj familje kishin mbetur ende gjurmët e kullës së vjetër, të ngritur nga kryefamiljari, Sefer Elezi Dedushaj, përkrah së cilës ishin ngritur dy kulla të reja, si dëshmi e lidhjes së fuqishme me Vuthajn.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej