Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Vuçiç: Jemi në pozitë të vështirë, e ardhmja e Serbisë në BE varet nga Kosova

Nga Klodiana 0

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha sot se Serbia ka para vetes një rrugë të gjatë deri te anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe çdo gjë varet nga raporti i saj me Kosovën.

Këto komente kreu i shtetit serb, sipas mediave serbe, i bëri sot duke iu përgjigjur gazetarëve se ku gjendet Serbia në rrugën e saj drejt Evropës, duke pasur parasysh se Vuçiç kishte deklaruar në Sofje se “duam të jemi anëtari i pari i ardhshëm i Bashkimit Evropian”.

Presidenti serb tha se të gjitha deklaratat që mund të dëgjohet nga përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, siç janë ato të fundit që marrëveshja me Prishtinën dhe ulësja në OKB-së për Kosovën shkojnë në “pakon” vetëm konfirmoi atë që ai e ka thënë, se “Prishtina nuk e ka ndërmend të përmbushë detyrimet e tij sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe se këtë as nuk e fsheh”.

“Të gjitha marrëveshjet vlejnë vetëm për serbët, por neve na mbetet të vazhdojmë të ecim ‘nëpër tel të hollë’ dhe të vazhdojmë të luftojmë për Serbinë. Pozita jonë është e vështirë dhe nuk është nga dje. Përse jemi në këtë pozitë duhet të pyetur ‘këta ekspertët që e kanë udhëhequr vendi’ dhe të shohim se si të marrim sa më shumë dhe të humbim sa më pak që mundemi”, ka deklaruar Vuçiç.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej