Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Vrau studenten e juridikut më pas qëlloi veten, policia jep detaje: Autori i kërkoi lidhje

Nga Klodiana 0

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur pranë spitalit “Nënë Tereza” ku një i ri ka qëlluar me armë zjarri një vajzë dhe më pas veten. Sipas policisë, autori Aldison Beluli 23 vjec nga Fieri ka qëlluar për vdekje me armë zjarri studenten e Juridikut me origjinë nga Berati, Ariela Murati 21 vjeç e cila ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza. Autori ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë: 
Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rende ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza. Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej